AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Shkrirja e Krimeve të Rënda, zbulohet se ku do të transferohen prokurorët

Ma datë 19 Dhjetor shkrihet me betimin e 8 anëtarëve të SPAK, shkrihet edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ndërkohë Faxweb.al ka mësuar edhe disa nga emrat e prokurorëve si dhe detyrat e reja që do të marrin.

Transferimi i prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive, do të transferohen  në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm.

Vendimet e sotme të KLP

Transferohen në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë:

Arens Çela,
Blerim Tominaj,
Doloreza Musabelliu,
Elisabeta Imeraj,
Manjola Kajana,
Vladimir Mara ,
Sonila Muhametaj,
Pranvera Pustina
Ditan Prençi

Transferohet në Prokurorinë e Apelit Tiranë:

Artan Bajrami

Perparim Kulluri transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër.

Eugen Beci transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Korçë

Ditan Prençi dhe Isa Jata caktohen përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë.

Me 11 vota pro, ndërpreritet caktimin të përkohshëm të prokurores Enkeleda Millonai si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shkak të emërimit të saj si prokurore në Prokurorinë e Posaçme. Miratohet me 11 vota pro veprimtaria jashtë funksionit, konkretisht si eksperte, pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për magjistraten, prokurore znj. Enkeleda Millonai deri më 30.12.2019.

Miratohet me 11 vota pro veprimtaria jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë fakultetit të Drejtësisë, Universitetit i Tiranës, për magjistratin prokuror Kreshnik Ajazi.

Gjithashtu miratohet me 11 vota pro, projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurores Arta Marku si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Vendimi hyn ne fuqi me dt.1 Janar 2020. Kujtojmë se prokurorja Arta Marku është edhe anëtare e KED per 2019.

Miratohet me 11 vota pro projekt-akti të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Pelivan Malaj dhe me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, akti i vlerësimit i paraqitet në KPK.

Me 11 vota pro, ndërpritet caktimi i përkohshëm të prokurores Alketa Zifla si Drejtoreshë Kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e saj si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Miratohet me 11 vota pro veprimtaria jashtë funksionit për prokuroren Ermira Tafani, si eksperte pranë Qendrës për Iniciativa Ligjore Tiranë, për periudhën deri në fund të muajit shkurt 2020 në masën jo më shumë se 2 (dy) orë në javë gjatë dhe jashtë orarit të punës si dhe pranë Universitetit Aleksandër Xhuvani Elbasan, për periudhën mars-qershor 2020.

Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorët që ushtrojnë detyrën pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të krijimit të Prokurorisë së Posaçme,dhe caktimet e reja të përkohshme të tyre si më poshtë:

Me 11 vota pro, Anton Martini caktohet përkohesisht në Prokurorinë e Shkallës se parë Tiranë. Emerimi e ka në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër.

Me 10 vota pro, një kundër (Alfred Balla) Donika Prela caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nis detyrën në Shqipëri. Me ardhjen e saj mendoni se do të ketë 'koka të prera' ndër politikanë dhe eksponentë të krimit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *