Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Cili Covid-19 po i vret vërtet shqiptarët?/ Shkrimtarja ‘UFO’ publikon fotografitë: Qeveria i mban njerëzit të mbyllur “me zor”.  Mbipopullim i frikshëm tek xhamia

Shkrimtarj Flutura Acka i ka dedikuar një shkrim të gjatë situatës së koronavirusit në Shqipëri duke thënë se gjithcka po shkakton shifrat e larta të viktimave është shkujdesja e qytetarëve. Së bashku me fotografitë ilustruese, Acka ankohet për “shoë-n” e qeverisë në aeroport duke mbajtur njerzit e mbyllur për 20 minuta vetëm që të bënin ceremoni mirëseardhje.

Nuk mungon shqetësimi për turmat tek posta dhe xhamia tek Rruga e Kavajës, për të cilat thotë se ka mbipopullim të frikshëm. Sa i përket pushimeve në veri e jug të vendit, shkrimtarja  thotë se e shihnin si të ishte “UFO” kur i kërkonte që të respektonin masat ndaj Covidit.

Shkrimi i plotë: Cili Covid-19 po i vret vërtet shqiptarët? Kisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i hidhja këto shënime, por disa humbje të rëndësishme të ditëve të fundit, më shtynë t’i shkruaj. Prej disa javësh në Shqipëri, edhe pse e ekspozuar shumë për shkak të disa lëvizjeve rrotull, jam përpjekur të zbatoj në ekstrem të gjithë protokollin që kërkon mbrojtja nga ky virus.

Por kam vënë re një shkujdesje të dukshme, të frikshme, kërcënuese dhe të pakulturuar tonën. Një shkujdesje tipike shqiptare. Ku dorëzanë na bëhen, për fat të keq, shpesh edhe institucionet shtetëtore. Ato NUK po e bëjnë detyrën e tyre siç duhet. Po e jap me shembuj, dhe foto:

1.Në Shqipëri mbërrita me një linjat e para pas hapjes së përbotshme të qiejve. Pas një udhëtimi të mundimshëm me maska e gjithfarë pajisjesh mbrojtëse, mbërritëm në Rinas. Por ç’ndodhi në të vërtetë? Ashtu me atë padurimin për të dalë, një pjesë e udhëtarëve u ngritën dhe madje i hoqën maskat. Por u zumë në grackën e asaj kutie metali e fati për rreth 20 minuta, pasi qeverisë dhe atyre që drejtojnë Rinasin u ishte kujtuar se duhej të bënin një ceremoni mirëseardhjeje.

Zot i madh! Njëzet minuta të mbyllur, mbi njeqind e pesëdhjetë vetë. Jam e bindur se disa prej të sëmurëve të statistikave tona, në mos edhe ndonjë i vdekur, janë të asaj dite, të atij shoë të panevojshëm, që nuk i lypet askujt. Kush mban përgjegjësi për të sëmurët e asaj dite? Me mua në atë udhëtim ishte edhe një gazetar holandez, i cili u zhvidhos nga trutë prej kësaj hipokrizie, edhe shtetërore. Shihni fotot!

2.Jam përpjekur disa herë të hyj te Posta Shqiptare, por gjithnjë gjej një turmë të pakujdeshme, askush nuk mban distancë dhe nuk e di kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Sa njerëz na infektohen në ditë nga kjo shkujdesje, a e ka llogaritur kush? Shihni fotot!

3.Nga disa udhëtimet e mia veri e jug, në shumë pak, thuajse në shumë pak restorante e bare, kamerierët dhe mbikëqyrësit mbajnë maska. Kur shpesh u kam bërë vërejtje, u është dukur se po u flet ndonjë UFO. Këtë përvojë besoj e ka secili prej nesh. Në këtë pikë jam me shtetin dhe të gjitha gjobat që vënë institucionet nga kjo shkujdesje. Çështja është: A po kontrollohet sa duhet?

4.Të premten e shkuar më ra rruga me makinë të kaloj para xhamisë së Rrugës së Kavajës pikërisht në minutat e faljes së të premes. Nuk po flas për X5 e gjithfarë makinash të shtrenjta që kishin zënë trafikun me drita të ndezura, sepse nuk arrij ta kuptoj se si mund të shkosh te Zoti – te ai Zoti që i falem edhe unë, e që e di aq të përkorë – me aq shumë luks. Por kjo është një çështje tjetër. Mbipopullimi që ishte aty, ishte i frikshëm, as largësi fizike, as maska. Dhe kështu mund të jetë në të gjitha kultet fetare, dhe nuk e di a kontrollon kush?U trishtova shumë, por nuk bëra foto në respekt të kultit dhe të atyre njerëzve të thjeshtë, të cilëve nuk u është thënë se duhet të rrinë larg, shumë larg nga njëri-tjetri. Kush e vë në dyshim këtë që po them, le të kalojë nesër andjepari.

5.Vrasësi më i madh mes nesh është padyshim shkujdesja, që vjen edhe nga njëfarë turpërimi, a ndjesia e çnderimit, a humbjes së respektit po të mos ia hedhim duart në qafë mikut që ndeshim në rrugë, mikut që takojmë në kafe, a të afërmit tonë. Duhet të zhvishemi nga gjithë këto komplekse që të mund ta zgjasim jetën tonë, që të mund t’ia shkurtojmë jetën Covid-19. Na duhet vetëm disa muaj që të sillemi ndryshe. Unë sillem ndryshe, por shpesh ata përballë meje nuk sillen ndryshe, duke më detyruar t’ua kujtoj se duhet patjetër të sillen ndryshe. Duhet t’i japim fund shkujdesjes sonë “tipike shqiptare”.

Rri larg! Laj duart! Mbaj maskë!

Mendo për qindra mjekë, infermierë dhe punonjës shëndetësorë që janë në kufijtë e rraskapitjes së tyre për të mbrojtur jetët tona!(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *