Gazeta prestigjoze greke “VICE” i ka dedikuar një shkrim Pëllumb Marknikollaj për 4-vjetorin e vrasjes së tij në komisariatin e policisë greke. Gazetarja Maria Sydhiropoulou ka investiguar ngjarjet e ndodhura në gushtin e vitit 2016 dhe mungesën e drejtësisë nga pala greke për këtë çështje.
Shkrimi i plotë: “Katër vite më vonë, ende presim përgjigje”, thotë babai i tij për “VICE”. Nikoll Marknikollaj është i ulur para kameras së kompjuterit, ngjitur me Dorisa Rudën që përkthen bisedën. Duket i lodhur dhe i dèrrmuar. Po flasim nëpërmjet “Skype”, ndërkohë që ai ndodhet në Lezhë, në Shqipëri, një qender e vogël, me 65.000 banorë, afër kufirit me Malin e Zi. Familja e Nikollës punon 25 vitet e fundit në një restorant, në një benzinatë dhe gjithashtu me autobusët iunterurbanë, Lezhë-Tiranë. Punët nuk shkonin gjithmonë mirë, ashtu si sot.
Djali më i vogël i tij, Pëllumbi në moshën 12-vjecare bëri udhëtimin e parë për në Greqi, në mënyrë ilegale, bashkë me xhaxhain e tij. Kohën e kryengritjes shqiptare dhe skándalit me piramidat, i cili falimentoi të gjithë qytetarët në vitin 1997. Shumë shqiptarë shkuan në Greqi që të gjejnë një të ardhme më të mirë dhe të përmbushin “ëndrën shqiptare”. Pëllumbi nuk qëndroi shumë kohë në shtetin tonë. U kthye në Shqipëri dhe vazhdoi të ndihmojë babain e tij në biznesin e autobusëve, duke bërë faturionin, nga viti 2002 deri në 2007. Donte të bëhej mekanik, të studionte. “Duhet të kuptoni që në Shqipëri gjërat nuk janë si në Greqi. Të ardhurat nuk janë të mëdha”, thotë për “VICE”, nëpërmjet “Skype”, Nikoll Marnikollaj.
Gushtin e 2007, Pëllumbi ndiodhet përsëri në Greqi. Donte të gjente një mënyrë, që të ndihmonte biznesin familjar. E megjithatë e ndalon për herë të parë pòlicia. Nuk kishte dokumentacion dhe përpos hyrjes ilegale në shtet ndodhet i ákuzuar për vjèdhje. Arrèstohet së bashku me bashkombas të tjerë të tij. “Ai ishte më i vogli dhe nuk kishte avokat. Të gjiothë të tjerët dolën menjëherë. Pëllumbin e mbajtën”, na thotë Nikolla. Dènohet me 18 vite dhe 7 muaj bùrgim. Në 2009 Nikoll Marnikollaj në një nga udhëtimet e shumta që bën në Athinë në mënyrë që të nxjerrë djalin e tij nga bùrgu, takon avokatin Aleksi Kugja.
Pëllumbi lirohet më në fund në korrikun e 2014 dhe merr “èkspuls” për 5 vite. Megjithatë tenton përsëri të hyjë në mënyrë ilegale në Greqi dhe përfundon për 11 muaj në bùrg. Del përfundimisht prillin 2016 dhe sic shpjegon babai i tij është i detyruar në bazë të një vendimi gjyqësor të paraqitet në komisariatin e pòlicisë “Patisia”. Jeta e tij vazhdon normalisht. Korrikun e po të njëjtit vit, tre muaj pas lirimit të tij, udhëton në Shqipëri për të organizuar dasmën e mostrës së tij. Në videot nga dasma ai kërcen me anëtarë të familjes së tij dhe është shumë i gëzuar. Sipas babait të tij, Pëllumbi ka vendosur të vazhdojë studimet dhe në të njëjtën periudhë ka dhënë provimet ë maturës.
Urdhër árresti kundër tij
Në 30 korrik të 2016, niset përsëri për në Athinë. Familja e tij nuk ishte dakort që ai të shkonte në Greqi. Nikoll Marnikollaj kishte një parandjenjë të kèqe. Megjithatë Pëllumbi ishte i detyruar të paraqitej në komisariatin e pòlicisë. Dreka e 3 gushtit do ishte e katërta herë që paraqitej. Shfaqet si cdo herë, megjithatë pak orë më vonë gjendet i vdèkur, duke rënë nga dritarja. Sipas deklaratës zyrtare të pòlicisë greke, “iu bë e ditur që kishte një urdhër árresti kundrejt tij. Kur kuptoi se do të árrestohej në bazë të këtij urdhër-árresti, vrapoi në koridor, doli në ballkon dhe ra nga kati i dytë i godinës. U dërgua tek “Kryqi i Kuq’ dhe po të njëjtën ditë dha frymë.”
Në 2018 Aulon Kalaja aktivist dhe gazetar publikon dokumentarin për jetën e Pëllumbit dhe ngjarjet, sipas të cilit cuan në rënien e tij nga kati i dytë i komisariatit të pòlicisë. Dokumentari parashtron disa fakte apokaliptike. Një nga to është një bisedë me avokatin e dytë të Pëllumbit Stavros Georgopoulo e cila duket që është bërë me kamer të fshehtë. Në bisedë avokati dëgjohet të thotë se është takuar më Pëllumbin tek gjykata mëngjësin e ditës që do të paraqitej në komisariatin e pòlicisë.
“Shkuam të shikojmë nëse ekziston ndonjë urdhër, domethënë nëse një nga hetuesit e Athinës ka nxjerrë ndonjë urdhër-árresti kundrejt tij. Nuk kishte asnjë”. Del kështu kundërshtimi i parë serioz në lidhje me komunikatën zyrtare të pòlicisë grek, pëe arsyet e vdèkjes së Pëllumbit.
Grumbullim i fakteve të panjohura
Ndërkohë familja e Pëllumbit nuk ka të reja prej tij për më shumë se një javë. “Ndjemë që dicka nuk shkonte mirë, sepse nuk ekzistonte asnjë mundësi që ai të mos komunkiojë me ne për një javë, apo për më pak ditë”, thotë për “VICE”, babai i tij. Ky ifundit vjen në kontakt me gazetarë në Athinë për të gjetur djalin e tij, por asnjë rezultat. Pas një presioni të madh, pòlicia e drejton tek “Kryqi i Kuq”. Në spítal përfundimisht mësojnë që trupi i Pëllumbit ndodhet në várrezat e “Agion Anarrgiron”, “që zakonisht dërgohen trupat e njerëzve që nuk i dihet identitetit”.
Familja pajton avokaten Maria Konstadopulu në Athinë, e cila në 11 gusht 2016 arrin t’i ndihmojë, që të ndalohet várrimi i trupit, thuajse në momentin e fundit. Nikoll Marnikollaj në një deklarët për shtyp, në 17 gusht 2016, thote që Pëllumbi kur shkoi atë drekë në komisariatin e pòlicisë, kishte me vetë pashaportën e tij. “Pòlicët dinin ku jetonte. Ishte plotësisht i identifikuar, por nuk na njoftoi askusht, prandaj dyshoj që vdèkja e tij nuk ishte áksident”, thotë babai. “Nuk dimë për cfarë arsye u regjistrua në várreza si njeri i paidentifikuar nga moment që pòlicia e dinte emrin dhe mbiemrin e tij”, thanë në mediat shqiptare familjarët e tij.
Ekspèrtizat mjeko-ligjore janë në kundërshtim më njëra-tjetrën
Në 9 gusht 2016 trupi iu nështrua kontrollit të mjeksisë ligjore nga ekspertja Hristina Tsakona. Në raportin e saj shkruhet që vdekja e Pëllumb Marnikollaj, “erdhi si pasojë e dèmtimit të rèndè të trurit dhe të kafkës (sipas informacioneve rënie nga lartësia)’. “Sapo pashë trupin e tij ngela pa fjalë. Nuk mundesha as të mendoj, as të flas dhe më pas pashë shumë shenja në trupin e tij. Kuptova që dicka kishte ndodhur në komisariatin e pòlicisë. Jo vetëm që e kishin gòditur por e kishin tòrturuar. Pamë të gjithë shenjat që kishte në trupin e tij dhe kuptuam që dicka kishte ndodhur brënda komisariatit të pòlicisë.
Vendosëm që duhet të kërkojmë nga shteti grek të hetojë cështjen dhe nëse dikush është fájtor të vendoset drejtësi dhe ai të dënohet”, thotë Nikolla me zë të ulët përpara se të na përkthejë zonjushë Ruda. Familja kërkon një ekspertizë ligjore të dytë dhe të tretë. Ndërkohë eksperti i mjeksisë ligjore Bardhyl Cipi del në konkluzionin që Pëllumbi kishte shenja dhùne në vende të ndryshme të trupit të tij.
“Nuk dimë në cfarë rrethanash ra nga dritarja, nëse e shtynë, nese e ndoqën, nese u vrá në brëndësi të komisaritit të pòlicisë. Ekspertiza mjeko-ligjore shqiptare është e kundërt me ekspertizën mjeko-ligjore greke. Mjeku ligjor shqiptar flet për gòditje me dashje, me një mjet të fòrtë, që do të thotë se dikush e gòditi. Kjo do të kishte qenë e mjaftueshme që të thërrasin pòlicët si të ákuzuar dhe hetojnë cështjen në fjalë”, thotë për “VICE”, avokati i familjes Marnikollaaj, Thanasis Kabagjannis.
“Jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut tregon që ka përgjegjësi të lartë një shtet nëse në një komisariat të tij vdès një njeri. Bara e provës sipas Strasburgut i takon shtetit i cili thërritet të vërtetojë për cfarë arsye qytetari përfundon i vdèkur, ky është thelbi i cështjes”, vë në dukje avokati.
Kundërshtitë e anës tjetër
Në 12 gusht të 2016 lajmi publikohet në site “realiteti Shkodër news” dhe fillon të bëhet lajm i parë në mediat shqiptare. Deri në atë moment nuk ekziston asnjë njoftim nga pòlicia ose Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit. Në të njëjtën kohë krijohet një frymë e madhe përkrahjejej për familjen Marnikollaj, por edhe pròtestat e qytetarëve shqiptar me qèllim që të ushtrohet prèsion në qeverinë greke, që të hetohet cështja.
Vdèkjen e Pëllumbit e komenton me një postim në facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili shkruan: “Qeveria shqiptare ndjek zhvillimet hap pas hapi” dhe gjithashtu që “Ambasada shqiptare në Athinë ka kërkuar nga pala greke bashkëpunimin e shpejtë të të gjithë intitucioneve”. Rama në të njëjtin postim referon që Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar nga institucionet greke të bëjë një hetim të plotë, me transparencë dhe respect për të drejtat të njëriut, sipas të drejtës ndërkombëtare. Ambasada shqiptare në Athinë deklaroi se nuk ishte vënë në dijeni për cështjen nga policia greke dhe për këtë arsye nuk e kishte njoftuar familjen. Cështja u bë publike përfundimisht në 18 gusht 2016, pra me 15 ditë vonesë. Deklarat për shtyp e pòlicisë fillonte si më poshtë vijon:
“Marrë shkas nga publikimet në mediat shqiptare sa I përket lèndimit vdèkjeprurës të shtetasit shqiptar pas rënies nga kati i dytë i komisariatit të pòlicisë “Patisia”, me 3 gusht 2016, deklarohen sa më poshtë vijon…”.
Dosja gjyqësore
“Në fillim u urdhërua hetim i brendëshëm. Babai me dajën e Pëllumbit, së bashku me një shok të tij dhanë deklaratë në pòlici dhe kështu u urdhërua hetimi i gjithanshëm. U thërrit përsëri që të deklarojë babai dhe megjithatë nuk u thërritën të deklarojnë as si të dyshuar, as si të ákuzuar, pòlicët që ndodheshin aty. Për shkak të këtij fakti, familja nuk ka marë akoma një kopje të dosjes, bashkë me një video që ekziston nga një kamer e jashtme”, shpjegon për “VICE” avokati i familjes zoti Kabagjannis.
Babai i Pëllumbit thotë që kur u thërrit të deklarojë, iu treguan disa pamje fotografike nga një video pa iu dhën kopje në të cilat dukej djali I tij të bie nga kati i dytë. “Cështje është proceduriale. Duke qenë se nuk janë drejtuar ákuza, nuk ekzistojnë të ákuzuar, pra nuk kemi marë kopje. Marja e dokumentave nga pádia civile varet nga marja e dokumentave nga i akuzuari. 4 vite më vonë, jo vetëm që nuk është zbardhur cështja, por as nuk kemi mundur të marim kopjet e dosjes”, thotë avokati i familjes.
Kur hetohet dhùna pòlicore
Nikolla vazhdon të jetë në lidhje nëpërmjet “Skype”. Gjithë këto vite nuk reshti së foluri për djalin e tij. “Cdo herë që e thërret prokurori, ai vjen. Ka ardhur dhe herë të tjera, pa e takuar prokurorin. Vjen vetë që të ushtrojë prèsion. Nuk mund të bëjë dicka, sepse nuk njeh as gjuhën. Por vazhdon vjen”, thotë Dorisa Ruda që bën përkthyesen.
“Nuk jam parashikues që të di cfarë ndodhi atë ditë brënda komisariatit, porn ë cdo rast ajo duhet të hetohet. Greqia nëse nuk heton cështjen në fjalë do të dënohet nga Gjykata e Strasburgut dhe të mos keni asnjë dyshim, që ne do të shkojmë atje”, vë në dukje zoti Kabagjannis dhe shton, “Është faktor përfshirja e pòlicëve në ngjarje. Të mos gënjehemi. Nuk kemi parë institucionet greke të zgjidhin cështje të ngjashme me víktíma greke. Cështja është më e thellë, ka të bëjë me dhùnën pòlicore dhe me faktin se sa intitucionet do t’a hetojnë.
Është e dukshme që shtetësia e huaj e víktímës, nuk ndihmon. Ndjesia që kemi është që kur denòncohet dhùna pòlicore, denòncimin e ha errësira e zezë”. Në 4 maj Komisioni i Hetimit të Dhùnës Pòlicore dorëzoi raportin te Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit, i cili nuk u bë publik. Në lidhje telefonike që kishim me Vaggeli Mallio, professor i Drejtësisë në Universitetin e Athinë dhe anëtar i Komisionit të Hetimit të Dhùnës Pòlicore, na tha që një nga propozimet e komisionit është përdorimi i shumtë i kamerave, në të gjithë ambientin në cdo komisariat. Megjithatë nuk e dimë se sa frytdhënë do të ishte dicka e tille, në momentin që organet pòlicore do të duhet të hetojnë cështje dhùne nga kolegë të tyre duke pasur akses në materialin e kamerave.
Mrapa në Lezhë, në pritje
“Po prisnim të na prezantonte me të dashurën e tij. Prisnim të bëhej fejesa”, kujton Nikolla. Na thotë që Pëllumbi donte të kthehej në Shqipëri. Nuk donte të jetonte më në Greqi. Donte të zhvillonte bizneset familjare. Gjerat po shkonin më mirë. Atë periudhë kishin bërë marveshje për më shumë rrugë. Do hapnin restorantin që kanë tani, në emrin e Pëllumbit. “Kemi 4 vite që presim, nuk është bërë asgjë’, thotë Nikolla. “Ne vetëm presim”.