AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Shkrihet Prokuroria e Krimeve të Rënda, zbulohet data e betimit të anëtarëve të SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se me betimin e 8 anëtarëve të SPAK, do të shkrihet Prokuroria e Krimeve të Rënda ndërkohë mësohet se prokurorët do të dërgohen me detyra nëpër rrethe.

Nga ana tjetër, kreytari i KLP-së Gent Ibrahimi ka bërë të ditur se me datë 19 Dhjetor do të betohen 8 anëtarët e SPAK. Gara për kryetarin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) është mbyllur dy ditë më parë

“Më 19 dhjetor betohen 8 anëtarët e SPAK. 16 prokurorë nga Krimet transferohen në tjetër vend. Sot transferohen në rrethe prokurorët e mbetur te Krimet”-tha Ibrahimi.

Në afatin të përcaktuar nga Këshillit të Lartë të Prokurorisë , thirrjes për shprehje interesi janë përgjigjur tre kandidatë, Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani.

Ata kanë dorëzuar pranë Këshillit letrën e motivimit në të cilët shprehet motivimi për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, letrën mbështetëse (shpjeguese) për standardet 1,2,3,4,5,7 të parashikuar në metodologjinë e miratuar me vendim të KLP nr.237, datë 25.11.2019 (publikuar në faqen zyrtare të Këshillit) dhe vizioni ose planin të besueshëm për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv sipas standardit 6 të metodologjisë.

Gara për ngritjen e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është finalizuar më 25 Nëntor në ambientet e KLP-së, ku u emëruan 8 anëtarët e parë të kësaj strukture, të cilët do të betohen te Presidenti Meta në datën 19 Dhjetor, dhe më pas do të nisin nga puna.

Prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Kaçkini, Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho janë prokurorët e parë të SPAK, të cilët kanë kaluar në një sitë hetimi në dy shkallët e Vettingut, ndërsa kanë rezultuar të pastër në tre shtyllat e hetimit, pasuri, pastërti figure dhe aftësi profesionale (lexo më shumë këtu)

Kujtojmë se ambasada e SHBA në Tiranë ka postuar sërish në faqen e saj zyrtare në facebook një video me anë të të cilës tregon se si do të funksionojë SPAK.

Si rrallë herë amabasada paralajmëron se investimi prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur, duke premtuar se me t’u krijuar SPAK do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nis detyrën në Shqipëri. Me ardhjen e saj mendoni se do të ketë 'koka të prera' ndër politikanë dhe eksponentë të krimit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *