Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Shkresat vijnë në emër të kryetarit të vdekur, çudia me OJF-në në Pogradec, detyrimet kalojnë në emër të ish-administratorit

Emisioni Ajsberg në Fax News, ka trajtuar sot një rast të çuditshëm që vjen nga Pogradeci, ku një ish-kryetar i OJF-së përballet me detyrime të prapambetura në tatime, edhe pse ka marrë më herët vërtetim për të kundërtën.

“Personi që na thërriti në Pogradec ishte Xhevair Lame, drejtues i një OJF-je, pasi kishte në problem”, tregoi që në nisje të emisionit gazetari Artur Çani.

“Problemi im qendron se para dy vitesh unë kam qenë përfaqësues i një OJF-je, dhe për shkak të ndërrimit të drejtuesve, unë njihem ende si përfaqësues i saj. Sipas procedurës unë shkoj dhe regjistrohem në Korçë, kërkova nga drejtoria e tatimeve një pasqyrë për detyrimet e kësaj organizate.

Më vjen një letër, ku më thuhet se shoqata “Vllazëria Egjiptiane” nuk kishte asnjë lloj detyrimi”, tregoi fillimisht Lame.

“Pas një periudhë disamujore, për arsyet e mia personale unë jap dorëheqjen, duke lajmëruar dhe Asamblenë e Përgjithshme, mbahet vendim, procesverbal, dhe vendoset që kompetencat ti kalojnë nënkryetarit.

Unë sërish kërkoj një vërtetim te e-albania, që të isha transparent dhe me grupin që do të vazhdonte punën, dhe portali më njofton se kjo shoqatë nuk ka detyrime”, shtoi më tej denoncuesi, ndërsa më pas mësohet se në krye të kësaj shoqate zgjidhet përkohësisht Valentina Veçollari.

Por problemi ende nuk kishte nisur…

Pavarësisht se kishte marrë vërtetime, Lame përballet me një surprizë të pakëndshme, pasi ishte larguar nga drejtimi i OJF-së: Pas një kohe më vjen një njoftim që personi që ka vdekur, dhe ka qenë para meje kryetar kishte pasur detyrime. Nuk kishin se çfarë më thoshin te Tatime, dua ndihmën e emisionit tuaj, se më kanë ngarkuar edhe mua, edhe pse kam marrë vërtetime që nuk kam pasur asnjë detyrim të prapambetur.

Drejtori i Tatimeve në Korçë, Tollonozi i pyetur nga Ajsberg u shpreh: Ka qenë një gabim njerëzor i inspektorëve të tatimeve, pasi nuk ka një mbyllje të shoqatës. Në adresën e tatimeve dalin dy emra, ka qenë një lapsus i inspektorit. Detyrimet nuk janë në emër të administratorit, por të vetë shoqatës.

Por pavarësisht se Lame është në rregull tashmë te Tatimet, problemet e kësaj shoqate vijojnë ende, pasi nuk ka një kryetar që të bëjë mbylljen.

“Shoqata është jashtë funksioneve, sekretari që është, nuk është i zgjedhur me votë, dhe nuk ka të drejtë që të bëjë mbylljen e kësaj shoqate. Kjo është një situatë qesharake, e cila kërkon një zgjidhje. Shkresat vijojnë që të vijnë në emër të një personi që ka vdekur që në 2015”, u shpreh gazetari Çani, që kërkoi një interpretim ligjor për këtë rast, pasi me siguri ky është një problem me të cilin mund të hasen dhe OFJ të tjera në vendin tonë.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *