Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Shkresa/ PD i kërkon sqarime qeverisë për pallatet e shkatërruara: A u verifikuan pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 Shtatorit?

Partia Demokratike iu ka drejtuar 5 pyetje qeverisë dhe Bashkisë së Krujës për pallatet e shembura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në shkresën që PD ka dorëzuar, demokratët kërkojnë sqarime për verifikimet e kryera tek dy pallatet e shembura në Thumanë.

Po ashtu, PD kërkon të dijë nëse pas tërmetit të 21 shtatorit janë lajmëruar banorët se pallatet tek të cilat jetonin, përbënin risk.  Kërkesa mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi. Në të kërkohet informacion edhe për personat përgjegjës që kanë lejuar banorët të futen brenda në banesat e dëmtuara pas tërmetit 6.4 ballë.

Shkresa e plotë e PD për qeverinë dhe Bashkinë e Krujës:

Pas heshtjes së Qeverisë për pyetjet tona publike, Sekretari i Përgjithshëm i PD z. Gazment Bardhi, i drejtohet me kërkesë zyrtare për informacion Qeverisë dhe Bashkisë Krujë, për 5 çështjet e mëposhtme:

  1. Pas tërmetit të datës 21 Shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Bashkia Krujë verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së dy pallateve të shkatërruara në Thumanë nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e këtyre pallateve?
  2. A u verifikuan dy pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.
  3. A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimit/verifikimit?
    4. Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve dhe ndalimin e hyrjes në ato banesa?
    5. Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 Nëntor 2019 dhe mbi çfarë bazë u bë kjo?

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close