Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Plas në Qeveri/ Zv.ministri “shpërthen” ndaj Elva Margaritit: Ishe për mëshirë, dole e u poshtërove (Pendohet pak minuta më pas)

Duket se shembja e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar tensione në rradhët e qeverisë Rama. Debatet lidhur me aktin e ndërmarrë në orën 04:30 të datës 17 maj po nxjerrin se aksioni i mësymjes në Teatër nuk po merret përsipër nga askush, dhe se Bashkia e Tiranës ka vepruar pa pyetur dhe vetë Ministrinë e Kulturës.

Veliaj ia la topin policisë së Sandër Lleshajt, policia tha se ishte në mbështetje të Bashkisë së Tiranës. Kryeministri Edi Rama ia lë faturën Veliajt, ministrja Elva Margariti tha se nuk ishte në dijeni fare të prishjes së godinës, pasi do ishte njësoj si të dinte se çfarë aksioni po kryen OSHEE në një zonë të pavarur, dhe Bashkia e Tiranës është ent më vete.

Ndërkohë zv.ministri i Transporteve, Artan Shkreli ka sulmuar ashpër nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministren e Kulturës, Elva Margariti, e cila në Open mohoi të kishte dijeni për aksionin për prishjen e Teatrit, duke e nxjerrë Ramën si një kryeministër që nuk njofton as qeverinë e tij për akte të tilla.

‘Zj. Margeriti te “Open” ishte për mëshirë… pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!-shkruan Artan Shkreli, në një postim të tij në rrjetet socoale, të cilin e ka fshirë për arsye të pashpjegueshme pak minuta më vonë. Aq e madhe është liria brenda Rilindjes, saqë edhe postimet në Fb mund të të hanë kokën…

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *