Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“32 shkolla në Tiranë do të jenë me 4 turne” Veliaj për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie: Nëse ka një rast mbyllim klasën

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj gjatë një fjalimi nga palestra e shkollës “Servete Maçi” bëri me dije se një mësuese dhe një sanitare a kanë fituar betëjen me Covid-19.

Veliaj bëri me dije se 32 shkolla në Tiranë do të zhvillojnë mësim me 4 turne të shkurtra. Po ashtu kryebashkiaku
Veliaj shtoi se po punohet për dezinfektimin e ambineteve, duke theksuar se nëse ka një rast mbyllim klasën, nëse ka shumë raste mbyllim shkollën.

“Lajmi i mirë është se do kemi disa shkolla të reja, që do ta ulin pak presionin. Duke filluar nga semestri tjetër, disa nga shkollat që i kishim në proçes për t’i hapur vitin tjetër, do t’i hapim që semestrin e dytë dhe kjo vlen kryesisht për njësitë 9 dhe 11, si shkollat në Kodër-Kamëz, 9-vjeçarja “Nënë Tereza” dhe gjimnazi “John F. Kennedy”, si dhe shkollat “Vaçe Zela”, “Kristo Frashëri” dhe “Andrea Stefani” tek Sheshi Shqiponja”, tha ai, duke theksuar se hapja e tyre do të shërbejë si valvul shkarkimi për shkollat e tjera të zonës.

“‘1 Qershori’ do të hapet si shkollë e re, me më shumë hapësira, që zgjidh një pjesë të madhe të problematikës midis njësisë 5 dhe 6, ku është rritur tej mase lagja e ‘Selitës’. Kemi punuar me tre turne që shkolla e “Lalmit” në Vaqarr të hapet këtë vit; pra, nëse ka shkolla ngjitur dhe nëse shkollat e reja ofrojnë më shumë kapacitet, ky do të jetë momenti ideal për të bërë një transferim të nxënësve, që mund ta kenë shkollën e re më afër banesës. Shkollën “Jeronim de Rada” e kemi bërë thuajse nga fillimi, me ndihmën e fondit të Katarit. Në këto kushte, mjafton të përdorim pak kreativitet, që nxënësve t’iu japim një variacion për orët e mësimit, ndoshta duke zhvilluar një orë mësimi jashtë, duke shfrytëzuar palestrën ose natyrën”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë kërkoi nga drejtuesit e institucioneve arsimore të shtojnë vëmendjen drejt aktiviteteve sportive dhe socializmit të fëmijëve, të cilët kanë qëndruar për muaj të tërë mbyllur, për shkak të pandemisë, duke humbur kontaktet me bashkëmoshatarët e tyre.

“Një nga problematikat e Covid-19 nuk janë vetëm mushkëritë, por edhe shëndeti mendor. Duhet të kuptojmë se ka prindër që kanë humbur punën ose biznesin dhe fëmijët që vijnë nga këto familje, do doja t’i kishit më në kujdes. Na duhet të inkurajojmë klasat sportive, që të gjithë fëmijët të merren me sa më shumë aktivitet fizik, por edhe të socializohen”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku shprehu besimin e tij se, sikurse në drejtimin e suksesshëm të institucioneve, drejtorët do të menaxhojnë me sukses edhe situatën e pandemisë. “Mezi pres që, cilësia e këtyre mjediseve, shtuar këtu me cilësinë e drejtimit tuaj, por edhe të mësimdhënies, të jenë në të njëjtin nivel edhe në përballjen me këtë hapje të pazakontë të shkollave. Shpresoj shumë që, si ata që kanë hedhur themelet e forta të kësaj shkolle, të kuptojmë se për këtë shoqëri dhe qytet që vetëm rritet, po hedhim themele të çunave dhe gocave, për të cilët nesër do të ndihemi krenarë,” përfundoi Veliaj.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.