Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Shkoi në Itali pa maskë dhe mjete mbrojtëse, vetëkarantinohet ministri Gent Cakaj

Mësohet se ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, është vetëkarantinuar, duke zbatuar kështu protokollin e vendosur nga autoritetet për personat që vijnë nga jashtë.

Duke qenë se udhëtoi për në Itali, ku përcolli grupin me mjekë dhe infermierë shqiptarë që do të ndihmojnë atje në përballimin e krizës shëndetësore, A2 ka mësuar nga burime zyrtare se Cakaj, prej dy ditësh nuk është paraqitur në zyrë dhe po qëndron i izoluar.

Kësaj procedure në Shqipëri i nënshtrohen prej disa javës tashmë të gjithë personat që vijnë nga jashtë, pasi konsiderohet si periudhë inkubacioni për shfaqjen e koronavirusit.

Kujtojmë se ministri Cakaj në disa foto dhe video të bëra publike shfaqej në Itali pa maskë dhe pa doreza, megjithëse të gjithë personat rrotull tij përfshirë dhe ministrin e Jashtëm të Italisë ishin të pajisur me masat mbrojtesë kundër koronavirusit.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *