Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Mjaft me sjellje kanábiste”, Zef Deda në mbështetje të kauzës së Teatrit: Qeveria manipuloi figura të mëdha

Regjisori Edmond Budina ka folur gjatë tubimit të sotëm në Shklodër para Teatrit “Migjeni’ ku qytetarë, artistë dhe aktivistë po firmosin peticionin për rindërtimin e Teatrit kombëtar ashtu siç ishte.

Përpara dhjetra njerëzve, Budina tha se në gjithë botën sa më i vjetër të jetë një objekt aq më i tepërt është kujdesi ndaj tij, ndërsa ka bërë thirrje për reflektim dhe bashkim.

“Në Europë nuk shembet teatrot e vjetra, sa më të vjetra janë aq më tepër ruhen, por ata donin të shmebnin simbbolin e lirisë, simbolin e demokracisë ndaj e shembën natën. Prandaj kemi dalë rrugëve. Të ngremë tempullin e demokracisë ashtu siç ishte. Çdo njeri para se të jetë politikan, është qytetar dhe  çdo qytetar duhet të reflektojë. Ja ku është ai flamur kombëtar që valvitet krenar, ne e kishin vendosur në majën e godinës së Teatrit Kombëtar, por ata e futën nën rrënoja, e shkelën atë flamur. Ata mbyllën në mes të natës mbrëmë vendin, ata duan të na shkelin me këmbë, do na vijnë në shtëpitë tona siç erdhën tek Teatri kur njerëzit ishin brenda,. Ky është një nga krimet më të mëdha”, tha Budina.


Aktori i mirënjohur Zef Deda ka marrë pjesë në tubim ku gjatë fjalës së tij ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë e ndër të tjera tha se ka prirje komuniste pasi nuk e don artin dhe kulturën. “Mjaft sjellja komuniste, kriminale, kanabiste, ç’na duhet arti, ç’na duhet aktrimi. Janë komunista, nuk duan artin, nuk duan kulturën. Qeveria manipulloi shumë artista dhe figura të mëdha.”, tha Deda.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *