Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Furgoni i aksídentuar në Shkodër i përkiste një firme ndërtimi, 3 nga 7 të plágosurit në gjendje të réndë

Detaje te reja janë zbardhur nga aksidenti me 7 të plagosur që ka ndodhur në aksin Shkodër-Malësi e Madhe. Faxweb.al mëson se furgoni që doli nga rruga i përket kompanisë që po rikonstrukton aksin që të çon në Theth, ndërsa pasagjerët ishin punëtorët e firmës.

Gazetarja e Fax News, Emi Kalaja raporton se ata po ktheheshin  nga vendi i punës dhe papritur janë përfshirë një aksident ku për pasojë u lënduan 7 persona, nga të cilët burime bëjnë me dije se 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Furgoni është rrotullisur 2 herë pasi drejtuesi i tij ka humbur kontrollin. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hedhur më tepër dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *