Në Qarkun e Shkodrës sipas të dhënave më të fundit të KQZ-së janë numëruar 357 kuti nga 421 në total. Për momentin udhëheq PD me 34.542 vota, e ndjekur nga PS me 33.875, ndërsa në vend të tretë ndodhet PSD me 10.662, e ndjekur nga LSI me 10.353 vota.
Mandatet ndahen:
PD-5
PS-4
PSD-1
LSI-1
Në qarkun e Shkodrës kanë ngelur edhe 64 kuti pa u numëruar, të mjaftueshme për të pasur një rrotacion në renditje dhe në ndarjen e mandateve.
Gara më e ngushtë po zhvillohet mes PSD dhe LSI. (B.H/Shuplaka)