Një aksident i rëndë është regjistruar në hyrje të qytetit të Shkodrës. Drejtuesi i një mjeti tip foristradë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor.
Si pasojë e përplasjes mjeti është lënduar shoferi, ndërsa është nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës. Gjithashtu ka pasur dëme të shumta materiale në mjet.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit
(F.GJ/FAXWEB.AL)