Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Vdes “babai i bombës iraniane”, i bëjnë atentat me bombë e breshëri plumbash në kryeqytet

Shkencëtari më i lartë i armëve bërthamore të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh është vrarë pranë kryeqytetit Teheran, ka konfirmuar ministria e mbrojtjes e vendit. Fakhrizadeh vdiq në spital pas një sulmi në Absard, në qarkun Damavand.

Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif, ka fajësuar Izraelin për vrasjen “si një akt të terrorit shtetëror”. Agjencitë perëndimore të inteligjencës mendojnë se pas sulmit fshihet programi sekret i armëve bërthamore të Iranit.

Ai thuhet se ishte përshkruar si “babai i bombës iraniane” nga diplomatët.

Lajmi për vrasjen vjen mes shqetësimeve të reja për sasinë e rritur të uraniumit të pasuruar që Irani po prodhon. Uraniumi i pasuruar është një komponent jetësor si për prodhimin civil të energjisë bërthamore ashtu edhe për armët bërthamore ushtarake.

“Shkencëtari bërthamor dhe një nga shokët e tij u dërguan menjëherë në një spital aty pranë, por ai nuk u shpëtua. Sipas dëshmitarëve okularë konfirmuan se makina e Fakhrizadeh u sulmua fillimisht nga një shpërthim dhe më pas nga dy ekipe terroriste që lëshuan breshëri plumbash në makinën e tij ndërsa lëviznin në drejtime të kundërta”, thuhet në njoftimin e agjencisë Fars.

(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *