Instituti i Teknologjisë së Masaçusesit në SHBA po punon drejt një projekti ambicioz për prodhimin e një maske që do të vrasë në ajër virusin Covid-19, duke bërë të mundur që ai të mos depërtojë në organizmin e njeriut. Maska elektrike në vend të filtrimit të ajrit bën të mundur asgjesimin e koronavirusit duke e kaluar ajrin që thithim në një sitë bakri me nxehtësi 90 gradë
Pra bëhet fjalë për një maskë me bateri e cila pritet të kushtojë më shumë se një maskë kirurgjikale apo dhe një maskë me karbon.
Shkencëtarët kanë bërë kërkesën për marrjen e patentës për këtë maskë dhe kanë nisur krijimin e prototipëve mbi të cilët do të kryejnë testimet e duhura.
“Është një maskë krejtësisht e re, që nuk ka për qëllim që të bllokojë virusin, por ta lërë që të hyjë dhe pastaj ta vrasë”, shprehet inxhinieri kimik Michael Strano.