Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Shkëmbim droge dhe armësh, arrestohen në flagrancë 4 persona (Video)

Katër persona janë arrestuar nga policia pasi u kapën me drogë, armë zjarri dhe municione luftarake.

Policia ndaloi A.H. 33 vjeç dhe R.T. 23 vjeç banues në Pukë, si dhe K.M. vjeç dhe F.M. 19 vjeç, banues në Shemri, Kukës.

Shtetasit që lëviznin me dy automjete të tipit “Benz” dhe “Opel”, u ndaluan nga policia në “Qafë-Shllak” dhe iu sekuestruan 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë, ku mendohej se do të bëhej shkëmbimi i tyre.

Njoftimi:

“Kukës

Vijon operacioni “Kopshti i Skacajve”

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me SHÇBA-në dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Sekuestrohen drogë, armë zjarri e municione luftarake.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me SHÇBA-në dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, në vijim të operacionit të koduar “Kopshti i Skacajve”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve arrestuan në flagrancë 4 shtetas, konkretisht:

A. H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, banues në Pukë, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç, banues në Shemri, Kukës.

Në bazë të hetimeve të kryera rezultoi se këta shtetas do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë të DVP Kukës kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Qafë-Shllak” dhe kanë bërë të mundur ndalimin e këtyre shtetasve, të cilët lëviznin me mjetet tip “Benz” dhe “Opel”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetet e tyre u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.”

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *