Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar dhe me një repertor këngësh shumë të njohura, Shkëlzen Jetishi ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5″, ku gjatë intervistës ka treguar se e ka thyer kárantinën.
Këngëtari tregoi se në fillim nuk e ka marrë me seriozitet pandeminë e koronavirusit dhe nga mërzia e qëndrimit në shtëpi është detyruar të dalë shëtitje në një park. Pasi është kthyer në shtëpi, Shkëlzenit i ka ardhur pólicia në shtëpi.
“Ishte dita e tretë që ishte kërkuar izólimi i detyrueshëm por nuk e morëm shumë seriozisht situatën. Me thënë të drejtën një ditë e kam thyer karantinën pasi nuk qëndrova më në shtëpi, por sapo u ktheva nga shtëpia më erdhi pólicia dhe më tha që më kishin parë diku me makinë. Më pas ata më thanë që është e ndaluar dhe që prej asaj dite nuk kam dalë asnjëherë”, tregoi këngëtari.