Drejtori i Zjárrfikësve të Tiranës Shkëlqim Goxhaj ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ku po komenton situatën e zjárreve në vend, që ditët e fundit janë bërë alarmante, e po djegin qindra hektarë me pyje dhe me kullota.
Goxhaj tha se në Tiranë situata është më e qetë, edhe pse çdo ditë shfaqen 5-6 vatra të reja zjárri, por që fatmirësisht janë vendosur nën kontroll shpejt. Goxhaj tha më tej se duhet të ketë një koordinim më të mirë mes institucioneve në vend, pasi në shumë zona fushore dhe kordinore nuk ka korridorem, ku të mund të hyjnë mjetet e shërbimit zjárrfikës, dhe punonjësit janë të detyruar që të përballen me flakët me mjete rrethanore.
“Tani jemi në momentin më kulmor të shfaqjes së vatrave të zjárrit, duke marrë parasysh dhe temperaturat, dhe gjendjen e thatë të bareve dhe të shkurreve. Për të përballuar situatat e tanishme, duhet që të merren masa shumë muaj më përpara, që të mos marrin këto përmasa si në qytete të tjera.
Në Tiranë ka 5-6 shfaqje të vatrave të zjárrit çdo ditë, vetëm dje kemi pasur në Zall Herr një vatër zjárri që u shua për një deri në dy orë. Nëse deri në fund të 2015 kemi pasur 12 drejtori zjárrfikëse, në 2016 kemi 61 stacione zjárrfikësesh, 61 qendra të shërbimit zjárrfikës.
Ajo që do të thoja unë është bashkëpunimi midis institucioneve, është e patolerueshme që në zonat fushore mos të shkojnë makinat e zjarfikësve, duhet të ketë korridore për të kaluar mjetet e shërbimit zjárrfikës. Më kryesorja është që në zonat fushore duhet patjetër që të ketë korridore, jo më larg se Kroacia, ti sheh që nga lart që atje ka korridore, që mundësojnë kalimin e shërbimeve zjárrfikëse.
Në Tiranë është vështirësia në Malin e Dajtit, lajmërojmë strukturat e tjera, që janë ushtria dhe Emergjencat Civile, ata kanë marrë së fundi një furnizim me paisje dhe uniforma, hyjnë në punë vetëm kur ka zjárre në përmasa shumë të mëdha. Në momente normale, drejtoritë vendore duhet ti përballojnë vetë këto situata.
Dua ta theksoj fort që në zonat fushore dhe kodrinore duhet të ketë korridore për mjetet e zjárrfikësve, këto korridore janë lënë pas dore, pasi kanë ekzistuar më parë, ne nuk jemi Amazona që kemi me mijëra hektarë pyje, të paktën në fusha dhe në kodra, nuk duhet të lejojmë që zjárret të marrin këto përmasa. Është një detyrë e të gjitha bashkive”, u shpreh Goxhaj.
Sa i takon trafikut në kryeqytet, për shërbimin zjarffikës, Goxhaj tha se janë disa zona si Unaza e Re, zona pas Pallatit me Shigjeta, te Tregu çam, që janë zonat më problematike.
“Kemi gjetur zgjidhje edhe në këto zona, sa herë që ne na shfaqet zjárr në këto zona, nisja bëhet me kapacitet më të vogël, me mjete më të vogla. Problemi më i madh që po ndodh kohët e fundit në Tiranë janë zjárret në koshat e plehrave, pra njeriu është ai që u vendos zjárrin koshave të plehrave, kur ne jemi në ngjatje në kodra, na shfaqen zjárre në koshat e plehrave. Kjo duhet të shndërrohet në një kulturë qytetare, jo se një kazan do të rrezikojë banesa, por është një ndotje e madhe që i bëhet mjedisit. Ne mund ti pozicionojmë mjetet dhe 100 metra nga vendi ku kanë rënë zjárret”, u shpreh Goxhaj, ndër të tjera në Fax neës.
Goxhaj shtoi se zjárrfikëset duhet të jetë një shërbim edhe më i vlerësuar se vetë Pòlicia e Shtetit, siç ndodh në vendet e BE-së por edhe në SHBA.
(E.K/Faxweb.al)