Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Shkeli me dy këmbët” rregullat që vendosi vetë, reagon Silva Bino për zv.ministren Rakacolli: Polica duhet ta gjobisë, edhe unë po të jem…

Në një intervistë për “ABCNews” Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Silva Bino, thotë se Mira Rakacolli duhet të gjobitet për shkelje të rregullave për parandalimin e përhapjes së pandemisë të përcaktuar në aktin normativ të hartuar nga vetë ajo. Kujtojmë se “Faxweb” ishte i pari që publikoi fotot ku ishte zv.ministrja e Shëndetësisë shfaqej pranë socialistëve në mbledhjen e shtabit elektoral, ku disa përfaqsues ishin pa maskën mbrojtëse.

Pas mbledhjes me strukturat të njësisë nr.1 në Tiranë, takimi u postua për të promovuar punën e strukturave para zgjedhjeve nga deputetja Elona Gjebrea. Por për çështje minutash postimi nga takimi u fshi pasi në rrjetet sociale një numër i lartë komentuesish reaguan ashpër ndaj  Mira Rakacollin e cila shfaqej pa maska mbrojtëse duke shkelur ligjin të cilin e bërën vetë.

Në një intervistë Bino tha se grumbullimi është i gabuar dhe në këtë rast duhet ndërhyrja e policisë bashkiake apo asaj të shtetit për gjobitjen e individëve që shkelin rregullat, kushdo qofshin ata.

Pjesë nga biseda

Gazetari Endri Xhafo: Ju keni nxjerr një akt normative që ndalon grumbullimet me më shumë se 10 persona por partitë nuk po e respektojnë . Kryetarja e Komitetit teknik është fotografuar në një takim elektoral . Ajo foto pastaj u hoq me urgjencë etj,

Silva Bino: Është shumë gabim e them, është shumë gabim. Kjo është shumë e gabuar. Këtu duhet të marrë masat policia. Policia bashkiake, policia e shtetit, të gjithë ata që e kanë detyrim kontrollin për shkeljen e këtij vendimi

Gazetari Endri Xhafo: Kur kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve merr pjesë në mbledhje në shkelje të asaj që ka miratuar mos vallë policia nuk ka çfarë bën dhe të ngrejë duart?!

Silva Bino: Policia duhet të veprojë në çdo kohë. Nuk e di këtë fakt por edhe unë vetë të jem, policia të vijë dhe të më gjobisë

Gazetari Endri Xhafo:  Pse të gjobisë kur je e madhe dhe vaksinuar dhe e kuptoni rrezikun e gjësë, përndryshe i bie mos bëni si bëj unë.

Silva Bino: Kam shkelur rregullin

 

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *