Në të njëjtën kohë të tre krerët më të lartë të vendit, Presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama ndodhen në vizita zyrtare jashtë vendit, duke ia lënë ‘’çelësat” e shtetit në këtë mënyrë zëvendëskryeministres Senida Mesi.
Në këtë mënyrë tre liderët e vendit kanë shkelur Protokollin e Shtetit, konkretisht kapitulli IV, në pikën 1.11
KAPITULLI IV
CEREMONIALI ZYRTAR I AUTORITETEVE MË TË LARTA TË SHTETIT
1.11 Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë.
Presidenti Ilir Meta ndodhet në Marsejë ku ka pasur një takim me Presidentin e Rajonit PACA, Renaud Muselier.
Nga ana tjetër Gramoz Ruçi ndodhet për herë të parë në një vizitë zyrtare në SHBA, duke hedhur poshtë zërat se atij i ndalohej hyrja në këtë shtet.
Ndërsa kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Sofje, nga ku ka pasur edhe një ‘’Live” pak minuta më parë.
Pa asnjë koordimin duket se të tre zyrtarët kanë ndjekur axhendën e tyre.
(E.K/FAXWEB)