Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Shkelën rregullat e qarkullimit, policia arreston 32 shoferë, vendosen 8807 masa administrative

32 shoferë janë arrestuar nga policia gjatë fundjavës, 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.  Ndërsa janë pezulluar 180 leje drejtimi, prej të cilave  139 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia njofton se nga kontrollet janë vendosur 8807 masa administrative, 3682 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore dhe 5125 masa administrative për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Policisë Rrugore

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë fundjavës: 32 mjetesh të arrestuar, 180 leje drejtimi të pezulluara dhe 8807 masa administrative.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin janë arrestuar 32 drejtues mjetesh, nga të cilët 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 180 leje drejtimi, nga të cilat 139 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 3682 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore dhe 5125 masa administrative për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor, të ndara si më poshtë:

👉1759 masa administrative për parakalime të gabuara.

👉1199 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

👉370 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe sjellje agresive në rrugë.

👉199 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

👉114 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

👉41 masa për shkelje të semaforit.

👉5125 masa për shkelje të semaforit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorsi dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike🚑
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔

(R.G/Faxweb/al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.