Një farmacist në Amerikë ka shkatërruar 570 doza të vaksinës së Modersa kundër COVID, pasi besonte se ajo ishte e dëmshme për njerëzit. Ai u arrestua, ndërsa pranoi fajin, duke rrezikuar të burgoset për 20 vite.
Steven Brandenburg, 46 vjeç, hoqi nga depot e ftohjes 57 shishe të vaksinës, që përmbanin 570 doza. Vaksina kërkon kushte shumë specifike ruajtje dhe pa ftohje, bëhen të paefektshme.
“Besoja në teoritë konspirative dhe isha skeptik ndaj vaksinës, kisha frikë se do t’i bënin dëm njerëzve”, ka thënë ai.