Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka komentuar operacionin “Oaz” të Policisë së Shtetit, nga i cili u arrestuan 11 persona të klanit “Bajri” dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.
Teksa ka vlerësuar aksionin e policisë, Kryemadhi ka paralajmëruar për një lirim të mundshëm të tyre, nëse nuk do të shoqërohen me dokumentacion të saktë.
“Ne gjithmonë e mbështetim policinë. Nuk suportojmë inkriminimin e Policisë së Shtetit. Është një aksion shumë i mirë, por dokumentet që i shoqërojnë të jenë të sakta që mos të lirohen pastaj nga gjykata”, – tha ndër të tjera Kryemadhi.
Më tej ajo e akuzoi ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kryeministrin Edi RAma, si të lidhur me bandat në Shkodër, tha: Ajo që duhet parë është se sa është i lidhur Edi Rama dhe Ditmir Bushati me këtë Bandë. Sa ka ndikuar kjo bandë në zgjedhjet e fundit? Deri ku shtrihet ndikimi i tyre në politikë?
Bushati i ka patur bodigardët e vet në fushatë. E dimë të gjithë sa i ka kërcënuar zgjedhësit. Nuk është problemi tek z. Bushati por tek vetë z.Rama, që i ka lejuar të kenë makina të blinduara, të bëjnë transaksione. Ka dëshmitarë që e kanë parë z.Rama të diskutojë me ta.”
(B.B/ Faxweb.al)