Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas shkatërrimit të kanit “Bajri” ditën e sotme, ku u arrestuan 11 persona dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe ka thumbuar opozitën teksa thotë:
“PO TANI A DO FLASE KUSH?
A eshte kush ne pune te thote ndonje fjale;
Nga Hollanda serioze e bashkepunuese deri tek budallai Lul,
ka ndonjeri gje per te thene?! Si, joooo?!
Epo mos e coni diten kot, shani Fatmir Xhafajn, mos e beni pushim pavaresisht se ka diell!”
Në vijim ai shkruan: “Te henen shkoni perseri ne Shkoder tek ai hoteli e mblidhni parlamentin tuaj! Mos harroni te merrni dhe Voltin e revoltume!”
(B.B/ Faxweb.al)