AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Shkarkohet nga detyra kreu i Policisë Rrugore, ja kush e zëvendëson (Emri)

Eshtë shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se në vend të tij emërohet Edmond Targaj.

Targaj më herët ka mbajtur detyrën e shefit të qarkullimit në Dibër, si dhe Shef i Sektorit të Forcave Operacionale Lëvizëse, Tiranë, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policinë e Dibrës.

Ende nuk dihen arsyet e këtij ndryshimi dhe as pozicioni që do të mbajë në vijim Tola.

Mitat Tola është një ndër drejtuesit më të njohur në sektorin e Rrugores. Tola me gradën e Kryekomisarit ishte larguar nga kjo detyrë në mes të vitit 2016, duke u zëvendësuar nga Ardi Veliu.

Ferndand Mara

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *