AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Shkarkohet administratori i Kaçinarit, Gjet Shkurti pas publikimit të audiopërgjimeve në Faxweb.al

Shkarkohet nga detyra administratori i njësisë Kaçinar Gjet Shkurti.

Shkarkimi i tij erdhi pas audiopërgjimeve të siguruara nga Faxweb dhe Faxnews. Gjithashtu Shkurti ka lidhje edhe me lejen e 4 Heceve që po ndërtohen në zonën e Kacinarit.

Gjet Shkurti e mbante këtë post prej katër vitesh. Pak ditë më pare Gjet Shkurti u kap në një audio-pergjim ekskluziv për Faxweb dhe Fax News në lidhje me ndërtimin e Heceve në zonën e tij i cili përmend edhe shuma të mëdha parash.

Veç në q*ftë nanën e vet Edi Rama se ka me i dal zot deri ditën e fundit ose ka me i dhan firmës 7 milionë euro mbrapsht, se i ka dhan firmën për me e bo, trrakk, e di ai“., dëgjohej të thoshte Shkurti në video.

Banori (i paidentifikuar) i kërkon ta zgjidhin këtë çështje me Kanun, por sipas administratorit Shkurti shoqëria e ka marrë ‘me shtet’ lejen, çka garanton mospengimin e ndërtimit të HEC-eve në zonë.

Biseda e plotë mes administratorit Gjet Shkurti dhe një banori të zonës:

Administratori: As s’jemi djegur, as s’kemi dalë fare. I dalim zot vetes e harrojmë shtetin, shtetin e lëmë mënjanë, me merremi me punët tona.
Qytetari: Pse nuk e zgjidhni me Kanun punën e ujit atëhere?
Administratori: Se kemi fitu me Kanun (lejen) e kemi fitu me shtet. Por katunit (banorëve të fshatit), duhet me iu përgjigj.
Qytetari: Herë thua Kanun e herë me shtet mor burrë…
Administratori: E ka fitu me shtet (lejen e HEC), dhe ate veç në q*ftë nanën e vet Edi Rama se ka me i dal zot deri ditën e fundit ose ka me i dhanë firmës 7 milionë euro mbrapsht, se i ka dhëne firmën për ta bërë, trrak, e di ai… Ndërsa me zakon e di ai se ka thënë Edi Rama, ajo është toka jote.

Kujtojmë se kontrata për ndërtimin e HEC-eve në zonën e Mirditës është firmosur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Shoqërisë “Shpërdhaza – Energji” shpk. Gjithashtu administratori Gjet Shkurti është nipi i pronarit të “Shperdhaza Energji”, Ndue Shkurti.

Nga ana tjetër odisea e banorëve në mbrojtje të resurseve të tyre natyre vijoi dhe sot ku u shënuan disa incidente në zonën ku është parashikuar ndërtimi i HEC-eve (lexo më shumë).

Gjithashtu mbrëmjen e kaluar një banor i zonës u shoqërua në komisariat dhe u mbajt për disa orë pasi u kishte bërë thirrje banorëve të tjerë të protestonin kundër nisjes së punimeve (lexo).

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se në asnjë prej 4 HEC-eve të parashikuara në zonën e Mirditës nuk ka nisur puna për ndërtimin e tyre.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *