Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Shkarkimi i Presidentit/ Zbardhen 5 pyetjet e opozitës ndaj Komisionit të Venecias, çfarë e përfshin SPAK-un në këtë çështje

Komisioni i Venecias protet të japë një opinion pak kohë përpara se të përfundojë afati i Komisionit Hetirmor për shkarkimin e Presidentit IIlir Meta në lidhje me ngërçin e krijuar mes pozitës, opozitës, Presidencës dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi(KED) për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, ashtu sukurse kishte paralajmëruar, opozita ka ërë gati pyetjet që do ti dërgojë Venecias lidhur me këtë çështje ndërsa kujtojmë se, mosmarrëveshjes ndërinstitucionale së fundmi i është shtuar  përplasja mes Presidentit dhe KED për Arta Vorpsin dhe Marsida Xhaferllarin, betejë për të cilën anëtarët e Komisionit të ligjeve kanë shtuar argumentet që sipas tyre janë arsye më shumë për të shkarkuar Metën.

Opozita kërkon që Komisioni i Venecias të sqarojë rëndësinë që ka për legjitimitetin e Gjykatën Kushtetuese ndjekja rigoroze e radhës dhe procedurave që parashikon ligji për plotësimin me emra të rinjë të kësaj gjykate.

Nër të tjera opozita kërkon nga Venecia të dijë se cili është mjeti dhe procedura që duhet ndjekur për të garantuar legjitimitetin e procesit të emërimit të Presidentit të gjyqtarëve kushtetues

Pesë pyetjet e plota të opozitës drejtuar Komisionit të Venecias

1. Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale prej më shumë se 1 viti. Duke iu referuar debateve publike, është e pritshme që Gjykata Kushtetuese menjëherë sapo të rikrijohet të shqyrtojë dy çështje me interes të lartë publik: vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, si dhe shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Në këtë kontekst aktual faktesh, sa e rëndësishme për legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese është që secili nga organet e ngarkuara nga Kushtetuta në procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues (Këshilli për Emërimet në Drejtësi, Kuvend, President i Republikës dhe Gjykata e Lartë) të ndjekin në mënyrë rigoroze procedurat e përcaktuara në Kushtetutë dhe në ligj?

2. Për rastet kur kompetenca e emërimit të gjyqtarit kushtetues i përket Presidentit, dhe nëse Presidenti i Republikës konstaton shkelje procedurale të Kushtetutës apo ligjit, në veprimtarinë e Këshillit për Emërime në Drejtësi, që prekin drejtpërdrejt dhe imponojnë rezultatin e listës që i dërgohet Presidentit për përzgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, cili është mjeti që duhet të përdoret për të garantuar legjitimitetin e procesit të emërimit prej tij të gjyqtarëve kushtetues?

3. Për rastet kur kompetenca e emërimit të gjyqtarit kushtetues i përket Presidentit dhe nëse Presidenti i Republikës konstaton ndërhyrje të papërshtatshme të mazhorancës politike që qeveris vendin në veprimtarinë e Këshillit për Emërime në Drejtësi që prekin drejtpërdrejt dhe imponojnë rezultatin e listës që i dërgohet për përzgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues Presidentit, cili është mjeti dhe procedura që duhet ndjekur për të garantuar legjitimitetin e procesit të emërimit prej tij të gjyqtarëve kushtetues?

4. Nëse Presidenti i Republikës kërkon publikisht nga Kuvendi zbatimin e parimit të lojalitetit kushtetues në emërimin e gjyqtarëve kushtetues respektivë, por kjo kërkesë e tij nuk merr përgjigje, madje veprohet në të kundërt duke e shtyrë Presidentin të veprojë për emërimin e gjyqtarëve kushtetues prej tij, sa dëmtohet legjitimiteti i Gjykatës Kushtetuese?

5. Cili është thelbi i mekanizmit zhbllokues në rastin e zgjedhjes/emërimit të funksionarëve të lartë të drejtësisë, duke përfshirë edhe gjyqtarët kushtetues? A synon mekanizmi zhbllokues të kërcënojë në çdo hap organin e emërtesës, edhe në rastin kur ai shfaq vullnetin për të vepruar, por pengohet për të vepruar pasi ka konstatuar pengesa ligjore apo problematika në procedurën paraprake? Mekanizmi zhbllokues ka si qëllim final të shmangë kompetencën e organit të emërtesës ose thënë ndryshe rrëmbimin e kompetencës së emërimit prej organit të emërtesës, në këtë rast të Presidentit të Republikës? Apo mekanizmi zhbllokues, siç e thotë edhe emri, synon të zgjidhë situatën kur organi i emërtesës nuk ka asnjë vullnet për të vepruar ose kur shfaq vullnetin e tij aktiv për të penguar emërimin e gjyqtarëve kushtetues?

Duhet theksuar se një tjetër përplasje pritet të ndodhë në përfshirjen e SPAK në këtë çësthje, pasi me shkrirjen e Krimeve të Rënda, kompetencat e saj i ka marrë ky institucion i ri, ndërsa kujtojmë se Presidenti Ilir Meta ka paditurkreun e KED, Ardian Dvoranin.

Hetimin ndaj Dvoranit pritet ta marrë përsipër SPAK dhe ka të bëjë me pretendimet e Metës se ka shkelur ligjin në çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *