Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Shkarkimi i Metës, të premten mblidhet Komisioni Hetimor, ja çfarë diskutohet

Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta do të mblidhet të premten. Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe pritet që të diskutohet për konkluzionet e hetimit dhe për raportin përfundimtar që do t’i dërgojnë Parlamentit për votim.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të përshpejtohen hapat për shkarkimin e Metës, pas debatit që u ndez për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Pak orë më parë kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se do të kërkojnë shtyrjen e afatit të punimeve për Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Sipas tij, një grup parlamentar do të depozitojë në Kuvend kërkesën për zgjerimin e planit të punës të Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

“Pak kohë më parë, 55 deputetë janë drejtuar kuvendit për procedurën e shkarkimit të Presidentit duke vijuar përtej kompetencës së tij. Presidenti në një kurs përplasje të fortë me Kuvendin ka vijuar cënimin e Kushtetuetës me veprime dhe mosveprime konkrete të qëllimshme. Rrjedhimisht vlerësojmë që këto të analizohen për shkarkimin e Presidentit të Republikës të Shqipërisë”, u shpreh Taulant Balla gjatë konferencës për shtyp.

 

(M. I.Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.