14:34 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkarkimi i Arben Malajt, reagon Banka e Shqipërisë. Pozicionohet në anën e…

14:18 | 17/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Malaj akuzon Ramën për çështjen ”Agon Channel”: Shqiptarët duhet të ulërasin, të japë dorëheqjen

Banka e Shqipërisë ka reaguar lidhur me mundësinë e shkarkimit të anëtarit të Këshillit Mbikqyrës  Arben Malaj, për shkak të shkeljes së Kodit të Etikës, një iniciativë kjo e ndërmarrë nga deputetët socialistë.

Në mënyrë indirekte BSH është pozicionuar në anën e qeverisë, teksa në një pikë të deklaratës së saj, sqaron se: Banka e Shqipërisë shprehet e vendosur në qëndrimin e vet se, gjatë ushtrimit të detyrave, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të respektojnë kufizimet e Kodit të Etikës mbi veprimtarinë e tyre politike dhe publike, të vendosura ligjërisht dhe për shkak të natyrës së veçantë të pozicionit dhe funksionit të tyre.

Çdo qëndrim individual që bie ndesh me karakterin publik të rolit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe detyrimin e tyre për të promovuar besimin publik në integritetin, paanësinë dhe efektivitetin e Këshillit Mbikëqyrës, duhet detyrimisht të trajtohet si jopërfaqësues i institucionit dhe në kundërshtim me rregullat e Kodit të Etikës.

Deklarata e plote e BSH-se: 

Si institucion i pavarur kushtetues, Banka e Shqipërisë i shërben interesit publik dhe konsideron llogaridhënien dhe transparencën në themel të mirëqeverisjes së institucionit. Respektimi i këtyre parimeve nga anëtarët e organeve të saj drejtuese dhe nga punonjësit është jetësor për sigurimin e besueshmërisë së publikut, medias dhe organeve legjislative dhe ekzekutive të Republikës së Shqipërisë ndaj institucionit.

Mbështetur mbi këto standarde dhe në harmoni të plotë me frymën e Kodit të Sjelljes për Zyrtarët e Lartë të Bankës Qendrore Evropiane, Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar, në qershor 2003, Kodin e Etikës së Bankës së Shqipërisë, i cili përcakton rregullat e integritetit dhe të sjelljes që duhet të zbatohen nga anëtarët e organeve drejtuese dhe punonjësit e Bankës së Shqipërisë. Kodi i Etikës reflekton praktikat më të mira në fushën e bankingut qendror, duke njohur, njëkohësisht, karakteristikat e veçanta institucionale të Bankës së Shqipërisë dhe pavarësinë politike të saj.

Në përcaktimin e parimeve bazë të sjelljes së anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, Kodi i Etikës sanksionon detyrimin e tyre për të qenë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e detyrave dhe të përgjegjësive të tyre, pasi përfaqësojnë organin më të lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të veprojnë në interesin më të mirë të Bankës së Shqipërisë, si dhe të sistemit bankar në Shqipëri (pika 1.3).

Në këtë kuadër, Kodi i Etikës përcakton shprehimisht se çdo veprimtari tjetër e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, e cila kryhet jashtë detyrave të tij të përcaktuara në Ligjin për Bankën e Shqipërisë, nuk duhet të ketë ndikim negativ mbi detyrimet që ai ka ndaj Bankës së Shqipërisë dhe nuk duhet të dëmtojë imazhin e saj (pika 2.3).

Kodi i Etikës parashikon vetëm një rast kur anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës i lejohet të ndajë qëndrimet e veta nga ato të Bankës së Shqipërisë. Në publikimin e artikujve shkencorë, apo akademikë, anëtari mund të qartësojë se artikulli mund të mos përfaqësojë qëndrimin zyrtar të Këshillit Mbikëqyrës apo të Bankës së Shqipërisë (pika 2.3).

Mbështetur mbi sa më sipër, Banka e Shqipërisë u ka bërë të ditur, në vazhdimësi, të gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës detyrimin për të mbajtur parasysh se, që nga momenti i emërimit, deri në përfundim të mandatit, ata përfaqësojnë, në çdo situatë, organin më të lartë drejtues të institucionit dhe se me deklarimet apo veprimet e tyre mund të dëmtojë imazhin e tij.

Ky qëndrim institucional është në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, të cilat u kërkojnë zyrtarëve publikë të kujdesen që gjatë përfshirjes në debate politike apo publike, të mos dëmtojnë besimin e publikut në aftësinë e tyre për t’i përmbushur detyrat me paanësi dhe besnikëri.

Mbi këtë bazë, Banka e Shqipërisë shprehet e vendosur në qëndrimin e vet se, gjatë ushtrimit të detyrave, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të respektojnë kufizimet e Kodit të Etikës mbi veprimtarinë e tyre politike dhe publike, të vendosura ligjërisht dhe për shkak të natyrës së veçantë të pozicionit dhe funksionit të tyre. Çdo qëndrim individual që bie ndesh me karakterin publik të rolit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe detyrimin e tyre për të promovuar besimin publik në integritetin, paanësinë dhe efektivitetin e Këshillit Mbikëqyrës, duhet detyrimisht të trajtohet si jopërfaqësues i institucionit dhe në kundërshtim me rregullat e Kodit të Etikës.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: arben malajmalaj banka e shqiperise
Pas

“I dhashë 30 mijë lekë”, zbërthehet njohja e Albert Nushit me Fredi Alizotin. Çfarë ndodhi në Gjykatë

Para

“Qëndrimi i Zaganjorit mbetet deklarativ”, Komisioneri Publik: Nuk justifikon pasurinë

Para
Seanca ndaj Xhezair Zaganjorit, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e tij nga detyra

"Qëndrimi i Zaganjorit mbetet deklarativ", Komisioneri Publik: Nuk justifikon pasurinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelandë e Re, futi fëmijën 2-vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet 27-vjeçarja

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ish-ministrat dhe të dyshuarit e tjerë lihen në burg

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

Policia e Shtetit në veprim: 103 operacione dhe 761 të arrestuar në një muaj

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

Jubileu i rinisë! Papa Leon XIV merr pjesë në takimin e 800 mijë të rinjve nga 146 shtete

Tiranë/Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk: Autori dhe një bashkëpunëtor në arrati, kapet një i dyshuar

“Trump dhe Putin me të njëjtën strategji për kërcënimin me armët bërthamore”, ish- drejtuesi i KGB: Medvedev, një idiot

Rrezikuan jetën e pushuesve, policia bllokon 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.