23:41 | 29/03/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Shkallë e lartë vdekjesh mes të burgosurve rusë të rekrutuar nga grupi mercenar Wagner

17:34 | 25/01/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkallë e lartë vdekjesh mes të burgosurve rusë të rekrutuar nga grupi mercenar Wagner

Gjatë muajve të fundit, aktivistët e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësimin se kompania private ushtarake ruse “Wagner” është duke rekrutuar persona të dënuar me burg për t’i dërguar në luftë kundër Ukrainës.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Igor Tsikhanenka, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar për një shkallë jashtëzakonisht të lartë të vdekjeve në mesin e rreth 40 mijë të dënuarve rusë, që luftojnë për grupin mercenar në Donbas.

Ndërsa Rusia po lufton për të ruajtur kontrollin në territoret e pushtuara prej saj në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë thotë se Kremlini po varet gjithnjë e më shumë në rekrutimin e mijëra të burgosurve nga grupi Wagner, për vijat e para të frontit.

“Shkalla e vdekjeve mes të dënuarve është jashtëzakonisht e lartë. Ne mendojmë se ata përbëjnë 90 për qind të vdekjeve”, thotë John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Moska mohon të dhënat mbi numrin e vdekjeve në luftë, por është e qartë se vdekjet mes të dënuarve rusë janë të larta.

Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth 77 për qind e 38 mijë të burgosurve rusë që luftojnë në Ukrainë janë vrarë, plagosur, kapur ose zhdukur.

“Ata thjesht po i dërgojnë në kasaphanë”, thotë zoti Kirby.

Rusia kundërshton shumicën e vlerësimeve të jashtme mbi luftën, duke këmbëngulur se trupat e saj po forcojnë pozitat e tyre.

Por ekspertët thonë se për Kremlinin po vështirësohet mbulimi i humbjeve mes të dënuarve që janë nën komandën e grupit Wagner.

Yuri Butusov, një korrespondent lufte, i tha Zërit të Amerikës se vetëm në betejën për qytetin e Soledarit muajin e kaluar, rusët humbën disa qindra ushtarë në ditë. Pothuajse të gjithë ishin të dënuar.

“Për të sulmuar pikat e nxehta në Ukrainë, armiku përdor batalione me të dënuar. Nuk është një zbulim i ri. Është një strategji e përdorur nga Stalini në kohën sovjetike”, thotë gazetari.

Batalionet e Luftës së Dytë Botërore përbëheshin nga të burgosurit në kampe internimi të quajtura Gulag, dhe detyra e tyre iahte nga më të vështirat, të depërtonin mes të shtënave intensive pa mbështetje nga armët e rënda.

Zoti Butsov thotë se në disa raste, të burgorurit rusë që nuk kanë pajisjet e nevojshme, përdoren si karrem për të tërhequr zjarrin e artilerisë ukrainase.

“Kur qëllohet në drejtim të tyre, komandantët rusë mësojnë pozicionet e artilerisë kundërshtare”, thotë ai.

Olga Romanova, drejtore ekzekutive e grupit për të drejtat e njeriut “Rusia prapa grilave”, i tha Zërit të Amerikës se të burgosurit që nënshkruajnë kontratë 6 mujore me grupin Wagner, paguhen rreth 3 mijë dollarë në muaj. Por ata nuk joshen nga paratë.

“Motivi i tyre kryesorë është liria”, thotë ajo.

Deri tani, nga dhjetëra mijëra të burgosur të rekrutuar nga udhëheqësi i grupit Wanger dhe aleati i besueshëm i presidentit rus Putin, Evgeny Prigozhin, vetëm 106 janë liruar që të shkojnë në shtëpi, thotë zonja Romanova.

“Deri në fund të vitit të kaluar, interesimi i të dënuarve për t’iu bashkuar Wagner-it ra ndjeshëm, para së gjithash, për shkak të ekzekutimeve jashtëgjyqësore, premtimeve të paplotësuara dhe natyrisht shkallës së lartë të vdekjeve”, thotë ajo.

Por, e gjithë kjo nuk pritet të ndikojë në planet e Kremlinit për të përdorur të burgosurit për arritjen e objektivave gjeopolitike, shton zonja Romanova.

“Udhëheqësi i Wagnerit do të shfrytëzojë 20 deri 30 mijë njerëz të tjerë nga burgjet, pastaj autoritetet do të nisin mobilizimin zyrtar”, thotë aktivistja.

Në nëntor, presidenti Putin miratoi ligjin që mundëson mobilizimin e personave me dënime të larta dhe të pashlyeshme, duke krijuar një grup edhe më të madh të rekrutëve të mundshëm të luftës.

Pas

” Lidhja e Ramës me ish-zyrtarin e FBI”, Ngjela: Kryeminisri Rama hetohet dhe gjykohet vetëm nga SPAK

Para

VOA: Shqipëri, SPAK nis procedurat pas kallzimit për hetimin e 21 janarit

Para
VOA: Shqipëri, SPAK nis procedurat pas kallzimit për hetimin e 21 janarit

VOA: Shqipëri, SPAK nis procedurat pas kallzimit për hetimin e 21 janarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Kemi marrë trefishin e firmave që duhen”, Endri Shabani kryetar i “Nismës Thurje”, në Fax News

“Kush është fajtori për përçarjen e opozitës?” Agim Baçi skanon situatën para zgjedhjeve

“Nuk do të ma japësh votën?”, Olta debaton me Nitën: Ke dëshirë të të kujtoj se çfarë kam bërë për ty

Familja e Ronaldos kundër, Georgina paralajmëron dasmë me yllin e futbollit

Mblodhi 640 firma për të kandiduar si i pavarur, Mërkuri: PS po ndalon kandidimin tim, qytetarët po kërcënohen me gjoba të tërheqin firmën

Arsyeja e vërtetë pse Elon Musk dëshiron të ndalojë zhvillimin e AI

Plagosje me thikë në zonën “Komuna e Parisit”, 19-vjeçari në spital, arrestohet autori (EMRAT)

VOA/ Rënie e ndjeshme e shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, 147 mijë më pak se një vit më parë

“Nisma Thurje” ankimon në KQZ dhe KAS, bllokimin e KZAZ Dropull, kërkohet regjistrimi i Garos si kandidat për Kryetar Bashkie

Shtëpia e Rihanna-s vendi më i pasigurt për momentin, cenohet sërish prona e artistes

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.