Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Shkaktoi përplasje mes gjykatëses dhe Ministrisë së Drejtësisë, arratiset Taulant Manaj

Ndonëse gjykata ka kërkuar rikthimin në burg të Taulant Manajt (Beqiraj), i cili u arrestuar nga policia muaj më parë pasi kishte thyer arrestin e shtëpisë dhe u kap teksa lëvizte me armë, bëhet e ditur se ai është i arratisur.

Taulant Manaj është arratisur para se të bëhej urdhër-ekzekutimi, rast ky i denoncuar nga KLD dhe Ministria e Drejtësisë.

Lirimi i Manajt u bë me vendim të gjykatëses Herila Cela më 6 gusht 2018, e cila e konsideroi atë si person të parrezikshëm dhe duke vendosur ndaj tij masën e arrestit shtëpiak. Kjo tregoi një rast flagrant të përplasjes mes gjykatëses, KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Pasi është bërë rivlerësimi i çështjes është kërkuar rikthimi në burg i këtij shtetasi, por ai rezulton i arratisur.

(B.B / Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *