Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Shkaktoi aksidentin e rëndë në Tiranë, shtypi 6-vjeçarin që po qëndronte në trotuar,  arrestohet shoferja

Policia e Tiranës ka arrestuar 55-vjeçaren që drejtonte mjetin në zonën e “Don Boskos”, ku për shkak se humbi kontrollin përplasi në gjendje të rëndë një fëmijë 6-vjeçar, i cili ishte duke qëndruar te vijat e bardha në trotuar.

Pamjet e aksidentit të rëndë u bënë dje publike nga mediat, dhe ishin mjaft shokuese pasi fëmija i mitur zihet poshtë nga makina, ndërkohë që dhjetra qytetarë shkojnë për të dhënë ndihmën e parë.

Mjeti që drejtohej nga shtetasja A.P në mënyrë të çuditshme ka hyrë në trotuar, në një kohë kur atje kishte mjaft njerëz. Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë, ndërsa i mituri ndodhet në spital, duke luftuar për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases :

A.P., 55 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D., 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ; Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

VIDEO/ Rrënqethëse nga Tirana, 55 vjeçarja humbet kontrollin e mjetit: Fshin përpara nënën dhe 6 vjeçarin

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.