AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Shkaktoi 3 milionë euro dëm në Poloni, i arratisuri arrestohet në Shqipëri

Fax News bën me dije se një shtetas polak është arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi drejt vendit të tij, Polonisë.

Arrestimi i tij u bë nga Policia e Sarandës në bashkëpunim me Interpol Tirana pasi polaku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I ndaluari në Sarandë është shtetasi polak Przemyslaë Pasternak, 38 vjeç.

Mësohet se Gjykata Rajonale e qytetit të Poznanit në Poloni, në vitin 2013, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 6 muaj për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, pasi nëpërmjet mashtrimit, ai ka paraqitur dokumentacion të falsifikuar lidhur me punësimin e disa personave me aftësi të kufizuar duke i shkaktuar kështu një kompanie një dëm në shumën e rreth 2 943 991 eurove

Bëhet me dije se Interpol Tirana në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtesisë dhe ZQK Interpol Varshava, po kryejnë të gjitha veprimet  për ekstradimin e tij drejt Polonisë.

(E.L/Faxweb)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *