Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Shira të rrëmbyeshëm/ Përmbytet Durrësi, pezullohet mësimi në një shkollë 9-vjeçare (video)

Si pasojë e reshjeve të shirave mbrëmjen e djeshme rrugët e qytetit  bregdetare të Durrësit janë përmbytur duke vështirësuar qarkullimin e qytetarëve dhe të mjeteve.

Këmbësorët dhe nxënësit e shkollave e kanë të vështirë të lëvizin sot në qytet. Rrugë e trotuare janë përmbytur dhe qarkullimi është i vështirë edhe për automjetet.

Mjafton pak shi dhe rrugët e Durrësit janë të papërshkueshme me këmbë dhe makinë duke i ngjarë një Venecie të vogël ku për të shkuar në punë apo në shkollë duhet varkë.

Policia ka devijuar qarkullimin rrugor në akset më problematike të qytetit. Te “Stacioni i trenit” dhe tek “Stadiumi” ku niveli i ujit ka kaluar mbi 40 cm, nuk bëhet më rreth-rrotullimi, por kalohet vetëm në një sens rrugor vajtje-ardhje.

Policia e qarkullimit rrugor, pavarësisht shiut të dendur e rrugëve të përmbytura, ka dalë në rrugë për të disiplinuar trafikun e automjeteve që kanë mbetur të bllokuara

Dhe shkolla “Qemal Mici” nuk po zhvillon mesim sot për shkak të reshjeve të shiut dhe situatës së vështirë

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *