Nga Kreshnik Spahiu
Dje populli rumun e kalli Bukureshtin dhe kryeministrinë! 50.000 emigrantë u derdhën në shesh, jo për plazh si shqiptarët! Nuk kërkonin as rikthimin e Monikës dhe as të Berishës në pushtet.
U plagosën 440 protestues dhe nuk kishin ardhur me autobus nga Bashkia Kamëz apo Shkodër! Kërkonin arrestimin e çdo politikani miliarder në qeveri apo në opozitë dhe nuk mbështesnin presidenitin që ka vjedh floririn.
Kërkonin rrëzimin e qeverisë dhe e akuzonin që është përgjegjëse që ata kanë emigruar por nuk u mbajti fjalim asnjë udhëheqës që ka 30 vite në politikë!
Drejtësia rumune e arrestoi ish-kryeministrin, ndërsa shqiptarët kërkojnë ta rikthejnë atë për herë të katërt. Luftojnë për një drejtësi të pastër dhe nuk e kanë liderin me 4 dosje në prokurori. Kërkojnë largimin e miliarderve dhe nuk kanë në krye të protestës një milioner.
Kërkojnë zgjedhje të lira sepse ndryshe nga emigrantët shqiptarë ata mund të votojnë edhe atje ku punojnë në Gjermani, Itali, Francë etj, sepse qeveria dhe opozita e tyre nuk i ka gënjyer si Berisha dhe Rama por u kanë njohur të drejtën e votës!
Fundja në zgjedhjet e fundit, ata ndryshuan qeverinë sepse nuk e shitën votën me 50 euro për partinë! Ata kanë treguar se dinë cfarë është revolucioni. Ata e vranë diktatorin Çaushesku për të ndërtuar një sistem të ri. Revolucionet kërkojnë kauzë dhe nuk mund të inspirohen nga ish-pushtetarët e 3 dekadave.