Kryeministri Edi Rama është ndalur paraditen e sotme në Berat, në zonën e Moravës ku ka takuar disa bizmesmenë që merren me grumbullimin e frutave dhe perimeve.
Rama iu kërkoj atyre që të jepnin shifra konkrete se sa janë rritur me prodhimin dhe eskportet, ndërsa ndeshi në hezitimin e disave prej tyre për të dhënë shifra. Kryeministri ka shkëmbyer batuta me një prej biznesmenëve të pranishëm, të të cilin tha se punon tokën duke veshur versace, ndërsa ai ia preu shkurt se e kishte blerë te tregu.
Duket se kreu i qeverisë, i cili ia ka xhepi që të vishet vetëm me marka, nuk e njeh opsionin e imitimit, me të cilin vishen shumica e qytetarëve shqiptarë.
Rama: Shikojeni, urdhëro, me versace punon tokën. Me versace punon tokën
Biznesmeni: E kam marr te tregu, nuk e punoj unë tokën
Rama: Po se e punon babai, ti çfarë bën apo mbledh produktin
(E.K/Faxweb.al)