EkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

“Shiko, prek, lëviz”, si t’i dallosh kartëmonedhat e reja 200 dhe 5000 lekëshe nëse janë false

Kartëmonedhat e reja 200 Lekë dhe 5000 Lekë janë hedhur në qarkullim duke filluar nga dje (30 shtator 2019). Kartëmonedhat 10000 Lekë dhe 1000 Lekë do të hidhen në qarkullim duke filluar nga viti 2020. Kartëmonedha 2000 Lekë do të hidhet në qarkullim duke filluar nga viti 2021. Kartëmonedha 500 Lekë do të hidhet në qarkullim duke filluar nga viti 2022.

Por, si t’i dalloni elementet e sigurisë për dy kartëmonedhat që tashmë kanë dalë në qarkullim?

Kontrollo nëse kartëmonedha është e vërtetë, përmes verifikimit të elementeve të sigurisë me metodën “PREK, SHIKO, LËVIZ”.

PREK

Preke dhe ndieje kartëmonedhën me gishta. Kjo kartëmonedhë është prodhuar prej materiali polimer, një përbërje plastike, që të jep një ndjesi të veçantë në prekje.

Shtypi i ngritur: Ndieje shtypin e ngritur te numrat, shkronjat, portreti, si dhe vijat e shkurtra përgjatë skajit të majtë dhe të djathtë të kartëmonedhës, që përbëjnë dhe elementin e njohjes së kartëmonedhës nga të verbrit.

SHIKO

Mbaje kartëmonedhën kundrejt dritës dhe shihe me kujdes!

Dritarja: Në një dritare të tejdukshme shfaqet portreti i Naim Frashërit, vlera 200 Lekë dhe kolonada e ndërtesës së Bankës së Shqipërisë.

Elementi i regjistrimit: Një figurë e stilizuar e shqiponjës ndodhet në të dy anët e kartëmonedhës. Të dy figurat duhet të përkojnë ekzaktësisht njëra me tjetrën.

LËVIZ

Lëvize kartëmonedhën në kënde të ndryshme shikimi, për të parë si ndryshon. Shiriti i shndritshëm në zonën qendrore shfaq të shkruar vlerën 200 Lekë.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *