Mbretëresha Elizabeth është fotografuar për herë të parë që prej shpèrthimit të korònavirusit. 94-vjeçarja duket e buzëqeshur teksa kalëron në oborrin e Kështjellës Windsor me kalin e saj 14-vjeçar që e quan Balmoral Fern.
Mbretëresha ka qenë e izoluar aty me bashkëshortin e saj, Duka i Edinburgh, 98 vjeç dhe një numër i vogël stafi. Hera e fundit që u pa në publik ishte kur u largua nga Pallati Buckingham për në shtëpinë e saj në Berkshire më 19 Mars.
Së bashku me të qëndronte edhe një prej dy qenve që mban, i cili ishte ulur pranë saj dhe shihte nga dritarja e makinës. I vetmi nga familja mbretërore që ka pasur probleme me korònavirusin është Princi Charles, i cili u kurua në shtëpinë e tij.(A.M/Faxweb.al)