Kryesuesi i listës së PD-së në qarkun e Lezhës, pedagogu i njohur Mark Marku, është infektuar nga Covid 19, gjë e cila i kushtëzon pjesëmarrjen për disa ditë në fushatën elektorale. Lajmin e bën të ditur vetë Marku, në një postim në rrjetet sociale, ku thotë se gjendja e tij është e mirë, dhe ka rezultuar asimtomatikë, megjithatë vijon të jetë në kontakt të ngushtë me mjekët.
Mark Marku: Të dashur miq! Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19. Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë.
Jam në gjëndje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t’ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore.
Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore.Veçanërisht, dua të falenderoj mikun dhe mjekun e shkëlqyer; Prof. As. Dr. Krenar Lilaj. Shihemi së shpejti, mes miqsh.
(E.K/Faxweb.al)