Mjeku Ilir Alimehmeti ka qenë i ftuar ditën e sotme në Fax News, ku ka folur për situatën pandemike në vend dhe nisjen e procesit të vaksinimit.
Alimehmeti thotë se shifrat e vdekjes dhe rasteve të reja janë ulur së fundmi, por kjo nuk do të thotë se duhet të mos bëjmë kujdes.
Nga ana tjetër, ai foli edhe për vaksinën kineze, të cilën mjeku infeksionist nuk e sugjeron për shkak se nuk ka raportime të plota nga autoriteteve shëndetësore për këtë vaksinë.
Intervista e plotë:
Vaksinimi? Vaksinimi është lajm i mirë, por duhet parë ccfarë vaksinash kemi. Kemi certifikuar Astra Zeneca, Pfizer, por nuk kemi një gjë të tillë për atë kineze. Nuk kemi të dhëna të plota për vaksinën kineze. Fakti që ka nisur vaksinimi me këtë vaksinë nuk e zhbën faktin që nuk kemi të dhëna të plota për të. Të dhënat e fazës së tretë janë raportuar vetëm në burime mediatike dhe vetëm për efektivitetin. Nuk është raportuar të dhënat e sigurisë. Dmth nuk e dimë dhe kur nuk e dimë duhet të marrim pak kohë. Unë nuk do t’ia sugjeroja qytetarëve. Sepse nuk kemi të dhëna. Kur nek kemi të dhëna, nuk bazojmë dot të dhënat në këtë lloj mënyre. Shpresoj sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresoj që të dhënat t’i kemi më të plota. Ndoshta është një informacion ekskluziv.
Perfundon brenda pranverës së ardhshme? Në qoftë se ecim me nivele dozash mbi 10 mijë në ditë, atëherë matematikisht është e mundur. Ju e keni parë shembullin e dhënë nga Izraeli. Nuk e dimë nëqoftëse kjo vaksinë ka efektivitet mbi 4-5 mujor. Prandaj nuk e dimë sot se ccfarë ndodh pas një viti pas pesë vitesh. Këshillohet që të bëhet një fushatë intensive.
Propabiliteti të infektohet pas vaksines? Efektivitetet e vaksinave jane sqaruar. Pfizer është më efektivja. Ul 95% riskun për t’u infektuar. E dyta është Sputnik V dhe e treta Astra Zeneca.
Paqartësi mbi marrjen e dozës së vaksinës? Së pari ata që e dinë që kanë probleme alergjie ndaj vaksinave të tjera më parë, duhet të informojnë stafin. Së bashkui e vendosin. Ccdo rast duhet shqyrtuar më vete. Fatmirësisht deri më sot reaksionet kanë qenë shumë të rralla. Reaksioni ndodh 10-12 minutat e para.
Spitalet? Do donim mos të kishim asnjë njeri të shtruar. Shifrat janë në rënie, edhe pse ngelin akoma të larta. Por është rënie e vazhdueshme dhe graduale. Është përgjysmuar numri i shtrimeve në spital krahasuar me muajin shkurt. Pozitiviteti gjithashtu ka rënë. Kujdesi duhet të jetë akoma i lartë, sidomos për ata që se kanë kaluar.
Temperaturat? Ndikojnë shumë. Sapo erdhi pranvera shifrat filluan të bien. Tani mund të ajrosim shtëpitë. Mund të qëndrojmë më shumë në ambiente të hapura. Mund të qëndrojmë në zona si parqe, liqene, etj. Janë faktorë që ndikojnë në uljen e transmetueshmërisë.
Menaxhimi i situatës? Nuk kemi diferenca. Shifrat e vaksinimit janë akoma të ulëta dhe akoma nuk e kanë dhënë efektin. Do ta japin më vonë. Kjo është më tepër një ecuri natyrore e sëmundjes. Varet nga dinamika. Nëse heqim orarin 8 me 6, e dimë ccfarë ndodh.
Vaksinimi në Kosovë? Lajm i mirë që e nisi. Jo gjithmonë është në dorën tonë. Ka gjithmonë një shtet që është i pari dhe një që është i fundit.
(E.H/Faxweb.al)