Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Italia rikthen alarmin e kuq, numër i lartë viktimash dhe të infektuarish në 24 orët e fundit

Italia vijon të shënojë rritje shumë të madhe të numrit të personave të infektuar me koronavirus prej disa ditësh dhe shifrat tashmë kanë arritur në nivele rekord.

Sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u kryen mbi 160 mijë tamponë prej të cilëve 10,925 rezultuan pozitivë, shifër kjo më e madhe dhe nga 10,010 që ishin një ditë më parë.

Gjithashtu u regjistruan dhe 47 viktima të tjera për një bilanc total prej 36 474 fatalitetesh që nga nisja e pandemisë.

Rajonet me më shumë infektime në 24 orët e fundit ishin Lombardia me 2664 raste, Kampanja me 1410 dhe Lazio me 994. Edhe në vende të tjera si Franca, Gjermania apo Britania e Madhe, në javën që po lëmë pas ka pasur shifra shumë të lartë infektimesh, e duke risjellë frikën për një karantinë të dytë.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *