Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Bilanci i plotë i COVID-19, çfarë ndodhi realisht me shifrat e vdèkjeve në vendin tonë, e pëson ekonomia

Nga Ornela Liperi

E gjithë bota u përball me një të panjohur të madhe në fillimin e 2020-s. Virusi me emrin COVID-19, u përhap me shpejtësi nga Ëuhan, qyteti kinez ku shpërtheu në fillim në të gjithë botën. Mbërritja e tij në Itali dhe vdèkshmëria e lartë e raportuar krijoi alarm në të gjithë Europën, duke detyruar marrjen e masave izoluese të paprecedenta dhe të papara ndonjëherë në historinë e globalizimit, me synimin kryesor shpëtimin e jetëve.

Sidomos i fortë ishte izolimi për vendet e Europës Lindore, që i trembeshin faktit nëse sistemi i tyre shëndetësor më pak i zhvilluar do të arrinte të përballonte një fluks të lartë të sëmurësh. Nga frika se pandemia mund të mbingarkonte shpejt sistemet e kujdesit shëndetësor, ata imponuan karantinat me rreptësi dhe shpejtësi, duke e përmbajtur virusin shpejt.

Bilancet e raportuara tregonin për një rritje të shpejtë të vdèkjeve totale në disa vende, në raport me mesataren historike. Gazeta britanike “Financial Times” raportoi në fund të prillit se bilanci i vdèkjeve nga koronavirusi mund të jetë 60% më i lartë sesa raportohet.

FT arriti në këtë konkluzion pasi krahasoi vdèkjet nga të gjitha shkaqet në javët e shpërthimit të koronavirusit në mars dhe prill 2020, në raport me të njëjtën periudhë nga vitet e mëparshme. Për vendet e studiuara u konstatua një rritje me 50% e vdèkshmërisë totale.

Sipas analizës së FT, vdèkjet e përgjithshme u rritën 60% në Belgjikë, 51% në Spanjë, 42% në Holandë dhe 34% në Francë gjatë pandemisë krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara. “Disa nga këto vdèkje mund të jenë rezultat i shkaqeve të tjera se COVID-19, pasi njerëzit shmangin spitalet për sëmundje të tjera.

Por vdèkshmëria është rritur dukshëm në vendet që vuajnë nga shpërthimet më të këqija të COVID-19, duke bërë të mendosh se shumica e këtyre vdèkjeve janë të lidhura drejtpërdrejt me virusin sesa thjesht efektet anësore të bllokimeve”, shkruante “Financial Times”.

Shifrat tregojnë 215 vdèkje më pak se janar-prill 2019

Zyrtarisht, deri në 19 qershor, në Shqipëri ka 42 jetë të humbura nga COVID-19, duke u renditur në vendin e 92 në botë me 15 vdèkje për 1 milion banorë, sipas Ëordometers, më mirë se pjesa më e madhe e rajonit, ku vdèkshmëria më e lartë është në Maqedoni (104 vdèkje për 1 milion banorë), Bosnja (48), Serbia (30), Mali i Zi (14), Kosova (17), ndonëse pas hapjes po konstatohet një rritje më e shpejtë e jetëve të humbura.

Informacioni indirekt mbi vdèkjet totale tregon se vdèkshmëria në vend nuk është rritur në katër muajt e parë të vitit, kur janë të disponueshme statistikat, ndryshe nga një pjesë e madhe e vendeve të botës, përkundrazi tendenca është në ulje.

“Monitor” ka përpunuar ekskluzivisht të dhënat e marra nga Drejtoria e Gjendjes Civile, pas një kërkese për të drejtë informimi, për periudhën janar-prill 2019 dhe 2020. Në janar-prill 2020, në total janë raportuar 7,878 vdèkje, ose 65 në ditë. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka një rënie me rreth 2.7%, ose 215 vdèkje më pak.

Nëse u referohemi muajve të ndarë në periudhën para (janar-shkurt) dhe pas COVID-19 (mars-prill), tendenca është e ndryshme. Shifrat tregojnë se në janar dhe shkurt, në vend u shënua një rënie e ndjeshme e vdèkshmërisë. Në këtë periudhë janë regjistruar 323 vdèkje më pak, me një rënie prej 7.2%.

Në periudhën mars-prill, pasi vendi ishte nën “pushtetin” e COVID-19 është konstatuar një rritje e vdèkshmërisë. Në këta dy muaj, 108 persona humbën më shumë jetën në krahasim me mars-prill të 2019-s (në mars u shënua rënie e vdèkjeve dhe në prill një rritje e lartë e tyre, por kjo mund të ketë ndodhur për faktin se izolimi mund të ketë penguar raportimin në mars, ndaj janë marrë në konsideratë të dy muajt bashkë).

Ndonëse ka një rritje të jetëve të humbura në mars-prill, të dhënat tregojnë se ato nuk vijnë nga zonat e nxehta, ku ka pasur më shumë raste të shfaqura të COVID-19. Nga 12 qarqe është shënuar rënie e vdèkjeve në 5 prej tyre, përfshirë Shkodrën (-15 vdèkje) dhe Durrësin (-24), të dyja zona aktive me raste të shumta të COVID-19. Rënia është konstatuar dhe në Kukës (-31), Dibër (-12), Korçë (-16).

Rritja më e lartë e vdèkjeve për të njëjtën periudhë është konstatuar në Fier (+74 vdèkje më shumë). Fieri ka pasur vetëm 57 raste të zbuluara me COVID-19, ose 3.1% të rasteve në total.

Rritje e lartë e vdèkshmërisë është konstatuar dhe në Elbasan (+53) dhe Lezhë (+48). Në Tiranë, vatra e koronavirusit, në mars-prill u regjistruan gjithsej 14 vdèkje më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për 4-mujorin e parë, me përjashtim të 4 qarqeve (Elbasan, Fier, Gjirokastër, Lezhë) në gjithë të tjerët është shënuar rënie e numrit të vdèkjeve.

Doktoreshë Silvana Bala, mjeke pneumologe tek spitali “Shefqet Ndroqi”, në një intervistë për “Monitor Ekonomi” e konfirmon këtë tendencë. “Duke menaxhuar konsultat e rretheve, duke parë shtrimet dhe fluksin e pacientëve në spitalin tonë, që është një nga spitalet më të mëdha kombëtare, mund të themi dhe i vetmi kombëtar për sëmundjet respiratore, duke parë edhe numrin e vdèkjeve, që është shumë herë më i vogël sesa viti i kaluar dhe dy vjet përpara.

Atëhere kur ne kemi pasur qarkullim dhe AH1N1 dhe vdèkjet kanë qenë në një numër më të madh, sesa nga Covid-19”. Ajo shton se përqindjen e vdèkshmërisë ky virus e ka shumë herë më të ulët sesa Mersi apo AH1N1, pavarësisht se ky ka prekur në masë të gjerë të gjithë popullsinë e botës, teksa pohon se pozitivisht ka ndikuar dhe izolimi i shpejtë, pas identifikimit të rasteve të para. Mjekët pohojnë se një arsye e rënies së vdèkjeve për 4-mujorin, mund të lidhet me faktin që izolimi ka bllokuar edhe gripin sezonal. “Individët, duke qëndruar në izolim dhe të shkëputur nga puna, kanë qenë të prirë për më pak infarkte dhe goditje të tjera në tru”, thotë Petrit Malaj, pneumolog. Edhe tkurrja e popullsisë është një tjetër faktor.

Mjekët kanë konstatuar se kërkesa për shërbime spitalore ka shënuar rënie të lartë, përfshirë dhe urgjencat e zakonshme në spitale, teksa izolimi duket se i ka bërë mirë dhe sëmundjeve të tjera.

Edhe depot farmaceutike konfirmojnë një rënie të kërkesës për barna. “Në prill dhe në maj, kërkesa për barna ka qenë relativisht e ulët. Kjo tendencë është konstatuar edhe për spitalet”, thotë Merita Sheqi, administratora e Rejsi Farma, një nga distributorët më të mëdhenj farmaceutikë në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT, importet e produkteve farmaceutike shënuan rritje dyshifrore gjatë mars-prill, përkatësisht me 10 dhe 18 për qind, të nxituara nga pritshmëria në rritje e kërkesës, por tashmë janë krijuar stoqe të mëdha.

Megjithatë, në afatin e gjatë, mjekët pohojnë se izolimi pritet të ketë ndikuar negativisht, pasi të sëmurët kronikë kanë shtyrë marrjen e trajtimeve, ndërsa të sëmurët potencialë kanë shtyrë vizitat te mjeku dhe kjo vonon diagnostikimin dhe e bën më të vështirë shërimin.

Alban Ylli, epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik, thotë se është e vështirë që të bëhet një analizë me kaq të dhëna që janë të disponueshme, pasi duhen studiuar shkaqet e vdèkjeve dhe grupmoshat. Me përjashtim të pakësimit të numrit të përgjithshëm të rezidentëve në Shqipëri, ai nuk sheh shkak tjetër të një uljeje të mundshme të vdèkshmërisë bruto.

Një studim shkencor i epidemiologëve Alban Ylli, Yan Yan Ëu, Genc Burazeri, Catherine M. Pirkle, Tetine Sentell, i botuar në portalin shkencor për shëndetësinë “Medrxiv”, gjeti se vendet që u prekën në fazën e hershme nga Virusi COVID-19 patën rezultate të këqija sa i përket vdèkshmërisë. Në të kundërt, vendet e Europës Lindore, ku përfshihet edhe Shqipëria, morën masa drastike në kohë, duke frenuar përhapjen e virusit në pikun e tij. Sipas epidemiologëve, kjo mund të shpjegojë vdèkshmërinë e ulët në Europën Lindore në raport me Perëndimin.

Studiuesit pohojnë se përhapja më e ngadaltë e epidemisë në Europën Lindore është ndihmuar nga një urbanizim i ulët dhe nga vaksina kundër tuberkulozit, e cila ende aplikohet në masë në këto vende. Organizata Botërore e Shëndetësie pohon se ende nuk ka të dhëna shkencore që e lidhin vaksinën kundër tuberkulozit me mbrojtjen nga COVID, por studime të tilla janë duke u kryer në Gjermani dhe Holandë.

Izolimi dhe sëmundjet e tjera

Megjithatë, në afatin e gjatë, mjekët pohojnë se izolimi pritet të ketë ndikuar negativisht, pasi të sëmurët kronikë kanë shtyrë marrjen e trajtimeve, ndërsa të sëmurët potencialë kanë shtyrë vizitat te mjeku dhe kjo vonon diagnostikimin dhe e bën më të vështirë shërimin.

JETËT E HUMBURA NGA COVID-19, NDARJA SIPAS GRUPMOSHËS DHE SËMUNDJEVE SHOQËRUESE

“Monitor” ka mbledhur dhe përpunuar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për të gjitha rastet e jetëve të humbura deri në 19 qershor (42 në total), përfshirë moshën, gjininë dhe sëmundjet shoqëruese të gjithsecilit. Ky është përpunimi i dytë i të dhënave (i pari është bërë më 12 prill, kur kishte 23 jetë të humbura)

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën është 70.4 vjeç, me një ulje të lehtë në raport me përpunimin e 12 prillit, kur mosha mesatare e 23 jetëve të humbura ishte 71.2 vjeç. Ndonëse janë shumë më pak raste, mosha mesatare është më e ulët në krahasim me Italinë, që është rreth 80 vjeç, apo Greqinë, rreth 74 vjeç.

Të ndarë sipas grupmoshave, 4.8% ishin të moshës 40-49 vjeç dhe po aq 50-59 vjeç; 38% ishin të moshës 60-70 vjeç dhe 33% të moshës 70-80 vjeç dhe 19% ishin mbi 80 vjeç. Në total, grupmosha më e prekur ishte ajo e 60-80 vjeç, me mbi 70% të totalit të jetëve të humbura.

Në krahasim me Italinë (shteti i vetëm për të cilin janë raportuar të dhënat sipas grupmoshave) grupmosha që ka nivelin më të lartë të vdèkjeve është më e re tek ne. Në Itali, sipas të dhënave zyrtare, 58% e të vdèkurve, janë të moshës mbi 80 vjeç, përkundrejt 20.67% në Shqipëri. Gati 18% e personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Itali janë mbi 90 vjeç, sipas të dhënave të raportuara nga “Il Sole 24ore”. Vdèkjet në grupmoshën 60-80 vjeç përbënin 44% të rasteve totale në Itali, përkundrejt mbi 70% të Shqipërisë.

Luan Dyrmishi, mjek pneumolog, pohon se trendi i vdèkjeve nga koronavirusi në vendin tonë është i ngjashëm me vende të tjera. Nëse mosha mesatare e vdèkshmërisë në Shqipëri nga COVID-19 është mbi 71 vjeç dhe në Itali rreth 80 vjeç, kjo lidhet me faktin se popullsia e Lombardisë ka një nivel të ulët të barrës së sëmundjeve në raport me bashkëmoshatarët në Shqipëri dhe një popullsi më të plakur me një numër të lartë personash mbi 90 vjeç.

Me fjalë të tjera, një 70-vjeçar nga Lombardia ka më pak patologji shoqëruese se një 70-vjeçar në Shqipëri. “Stili i jetesës dhe kujdesi shëndetësor ndaj moshës së tretë është shumë sensitiv në Itali, çka reflektohet edhe në jetëgjatësinë e popullatës që është një nga më të lartat në botë, prandaj nuk gjej shumë krahasim me Italinë për viktimat e COVID-19 për shumë arsye”, tha Dyrmishi.

Raporti meshkuj-femra

Deri më datën 19 qershor, 33% e atyre që kanë humbur jetën në Shqipëri nga COVID-19 janë femra. Mosha mesatare e femrave ishte 75.2 vjeç, në ulje nga 77 vjeç në përpunimin e parë të të dhënave.

Mosha mesatare e meshkujve ishte më e ulët, në 68 vjeç. Mjeku Petrit Malaj shpjegon se në këtë rast, tendenca është e njëjtë me ato të vendeve të tjera që janë prekur nga virusi. Statistikat në Kinë dhe Itali tregojnë se mortaliteti femrat ka qenë më i ulët për arsye gjenetike (të lidhura me hormonin femëror, estrogjen). Në Shqipëri, kjo shpjegohet edhe me faktin se femrat nuk janë konsumatorë të duhanit si burrat. Tashmë është provuar stastistikisht së pirja e duhanit dëmton rëndë sistemin respirator.

Sipas një kërkimi të fundit të Global Health 50/50, pothuajse çdo vend po raporton vdèkje shumë më të larta të meshkujve në raport me femrat, nga Covid-19. Kërkimet sugjerojnë se qelizat mastike, të cilat kontribuojnë në sistemin imunitar janë në gjendje të iniciojnë një reagim shumë më aktiv imun, i cili mund të ndihmojë që të luftojnë sëmundjet infektive më mirë sesa te meshkujt.

Sëmundjet shoqëruese

2.93% nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese (një rast, ai i Kavajës). Rreth 29% kishin një sëmundje shoqëruese, ndërsa pjesa më e madhe, kishin të paktën dy sëmundje shoqëruese. Sëmundja që dominon është hipertensioni dhe zemra, që ishte i pranishëm në rreth 50% të rasteve (në linjë me shkaqet natyrore të vdèkjeve në Shqipëri, shiko ndarjen më poshtë). I dyti është diabeti, në 26% të rasteve. Sëmundje të tjera janë insuficenca kardiake, edemë pulmonare, insuficencë renale, tumore etj.

Mjekët pohojnë se gjithsesi, viktimat nga COVID-19 në Shqipëri janë të pakta në numër për të nxjerrë rezultate dhe krahasime për mortalitetin dhe shkaqet e tij dhe sidomos për të bërë krahasime me vende, ku pandemia ka krijuar mijëra viktima.

PASOJAT NE EKONOMI, HUMBJE 1.2-18 MLD EURO

Ndërsa fati buzëqeshi në drejtim të shëndetësisë, nuk ndodhi e njëjta gjë për ekonominë. Vendi pritet të ketë një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto midis 5 dhe 9%, sipas parashikimeve të institucioneve ndërkombëtare, ndër më të thellat në rajon dhe Europë. Kjo rënie përkthehet në një humbje midis 1.2 dhe 1.8 miliardë euro në 2020-n.

Arsyet janë disa:

-Së pari, problemet strukturore të Shqipërisë, që po e shoqëronin atë prej 30 vitesh, dolën në pah në vetëm 3 muaj. Vendi ka një varësi të lartë nga vetëpunësimi dhe vendet e punës të krijuara nga bizneset e vogla në tregti e shërbime. Banka Botërore vlerëson se 34.7% e punësimit në privat vjen nga vetëpunësimi, më e larta në rajon dhe shumë mbi mesataren europiane prej 14%.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se 46% e punësimit privat në vend sigurohet nga tregtia dhe shërbime, kryesisht në sipërmarrje të vogla, me 1-4 të punësuar. Vendi ka një numër të lartë dyqanesh veshjeje e këpucë, apo tregtim produktesh të tjera, si dhe bare e restorante (në mënyrë unike rreth 15% e bizneseve në vend janë lokale). Vasilia Vjero, zëvendësministre e Financave pranon se humbja më e lartë e vendeve të punës ka qenë në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, që janë kryesisht baret e restorantet.

Individë, që kanë mbijetuar duke hapur bare, apo dyqane të vogla në tregti e shërbime, do ta kenë të vështirë të rezistojnë, jo vetëm ndaj tkurrjes së konsumit, por dhe të konkurrencës që vjen nga zgjerimi i qendrave tregtare dhe i rrjeteve të supermarketeve. Edhe më parë, subjektet e vogla po e ndienin presionin e konkurrencës. Vitet e fundit janë mbyllur (neto) mesatarisht 4-5 mijë biznese me 1-4 punonjës në vit, sipas INSTAT. Të vegjlit, ndryshe nga sipërmarrjet e mëdha, pritet që të mos rikuperohen edhe pasi vendi të shërohet nga virusi.

Në vend ka gjithsej rreth 500 mijë të punësuar nga sektori privat jobujqësor, me një të tretën e këtyre vendeve të punës që krijohen nga subjektet e vogla, me 1-4 të punësuar. Informaliteti është gjithashtu i përhapur, në rreth 30% të totalit sipas Bankës Botërore dhe kjo shtresë ka qenë krejtësisht e pambrojtur gjatë krizës.

-Së dyti, varësia e lartë nga turizmi. Nuk ka të dhëna direkte nga INSTAT për peshën e turizmit në ekonomi, por Organizata Botërore e Turizmit vlerëson se kontributi i tij është 21.2% e ekonomisë totale në 2019-n, përkundrejt 10.3% që është pesha e tij në ekonominë globale. Ai kontribuon direkt dhe indirekt në 253 mijë vende pune. Shpenzimet e vizitorëve të huaj ishin 2.5 miliardë euro, ose 48.2% e totalit të eksporteve. Në gjithë rajonin, ekonomitë e varura nga turizmi, si Shqipëria, Mali i Zi e Kroacia, pritet të kenë rënie më të thellë ekonomike.

-Së treti, kapaciteti reagues i qeverisë, i varur nga të ardhurat buxhetore dhe niveli i borxhit publik. Kriza e COVID-19 e gjeti Shqipërinë në një situatë jo të mirë fiskale, me borxhin afër 70% të Prodhimit të Brendshëm bruto (i dyti më i lartë në rajon pas Malit të Zi) dhe të ardhura në rreth 27% të PBB-së, ndër më të ulëtat në Europë, teksa buxheti vitet e fundit është gërryer nga pagesat e koncesioneve. Si rrjedhojë, qeveria kishte më pak aftësi për të financuar paketat e shpëtimit, teksa ajo nuk mund të përballojë deficite të mëdha. Mbështetja direkte, në nivelin e 0.86% e PBB-së, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ishte më e ulëta në rajon.

Matteo Colangeli, Drejtori i Zyrës së BERZH në Tiranë, thotë se Shqipëria rezulton të jetë veçanërisht e ndikuar për shkak të një kombinimi të pafavorshëm të disa prej faktorëve, si rëndësia e turizmit, lidhjet e ngushta tregtare me Italinë, një nga vendet më të prekura të Europës, dërgesat e emigrantëve, goditjen nga tërmeti. Një tjetër arsye, sipas tij, është dhe fakti që konsumi i brendshëm mund të tkurret më shumë se në vendet e tjera, si rezultat i karakteristikave të caktuara të ekonomisë shqiptare, siç është pesha e madhe e punësimit informal, i cili është veçanërisht i prekshëm gjatë një krize.

Edhe Maryam Salim, Menaxhere e Bankës Botërore për Shqipërinë, krahas varësisë nga turizmi, lidhjeve me Italinë dhe rëndësinë e remitancave, rendit dhe informalitetin e lartë. “Punëmarrësit informalë janë veçanërisht të rrezikuar gjatë kësaj krize. Punët e tyre janë më pak të sigurta dhe qasja e tyre në skemat e sigurimeve shoqërore është më e kufizuar. Fatkeqësisht, informaliteti është veçanërisht i përhapur në Shqipëri”.

Shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun, pohon se Shqipëria do të jetë shumë e varur nga masat e lehtësimit, që do të ndërmerren nga partnerët në rajon dhe më gjerë dhe sidomos nga Italia. Sektorët më të prekur do të jenë turizmi, i cili shënoi rritje të shpejtë vitet e fundit në eksportin e shërbimeve.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *