Shtatë persona kanë vdèkur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë të mërkurën publikuan statistikat e fundit rreth COVID-19 në vend.
Në raportimin e tyre, u bë e ditur se katër persona kanë vdèkur si pasojë e infektimit me koronavirus. Ndërkaq, gjatë të mërkurës, vdíqën edhe tre të tjerë të infektuar me COVID-19. Dy persona vdíqën në Ferizaj, ku po trajtoheshin pasi ishin infektuar me koronavirus.
Ndërsa, víktima e tretë u shënua në Skenderaj, duke çuar kështu në shtatë numrin e víktimave të koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërkohë, nga 420 mostra të testuara më 14 korrik, 119 kanë rezultuar pozitive me COVID-19, kurse 92 persona janë shëruar.
Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në vend ka shkuar në 5 mijë e 237, numri i të shëruarve në 2 mijë e 462, ndërkaq raste aktive janë 2663. 115 persona kanë vdèkur si pasojë e infektimit me COVID-19.