Modelja e njohur Xhesika Berberi është një nga vajzat shqiptare e cila po zhvillon karrierën e saj në Amerikë.
Xhesika është bërë e njohur me performancën e saj që në moshë të vogël, dhe shpesh herë ka qenë protagoniste në klipe muzikore.
Së fundmi bukroshja ishte e ftura në emisionin ‘Shiko kush luan’. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe bukuroshja u shfaq simpatike si gjithmonë, me një fustan të bukur që e tregonte shumë elegante.
Por fustani që shihni ka një çmim të ‘kripur’. Faqja e njohur në Instagram “What they Wearin” ka zbuluar që fustani i modeles kushton plot 8,600 euro.