FlashSportTe FunditTe Gjitha

Shifra, fakte, statistika; gjithçka duhet të dini për Turqi-Shqipëri

Turqia e mundi Shqipërinë 2-0 në Shkodër, në mars të këtij viti, çka çoi në shkarkimin e ish-trajnerit Christian Panucci. Turqit kanë fituar pesë nga gjashtë ndeshjet kualifikuese në Grupin H, ndërsa shqiptarët synojnë të arrijë në Europianin e dytë radhazi, pasi debutuan në “Euro 2016”. Turqia e ka normën e fitimit 5/5 në shtëpi, më 2019. Pra, është e pathyeshme në këtë vit kalendarik, si pritëse.

Ajo mundi edhe kampionët e botës në fuqi, Francën, një befasi për të gjithë kontinentin. Kjo sfidë do të luhet më 11 tetor, në “Fenerbahçe Ülker Stadium” të Stambollit, prej orës 20:45. Gjyqtarët që do të bëjnë drejtësi janë nga Rumania: Ovidiu Haţegan, Octavian Șovre dhe Sebastian Gheorghe.

Turqia kryeson Grupin H me 15 pikë, aq sa ka edhe Franca. Shqipëria është e katërta me 9 pikë. Për momentin, në grup janë luajtur 6 ndeshje. Në këto eliminatore, Turqia e ka golaverazhin +12, ndërsa kombëtarja jonë +1. Turiqa ka 4 fitore dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit. Golaverazhi: 10-2. Shqipëria ka 3 fitore dhe dy humbje në pesë ndeshjet e fundit. Golaverazhi: 10-7.

Ndeshjet kokë më kokë

11 ndeshje në total janë luajtur deri më tani mes dy kombëtareve. 5 fitore ka Turqia, 2 barazime, 4 fitore Shqipëria. 12 gola kanë shënuar turqit dhe 14 kuqezinjtë, në këto përballje të drejtpërdrejta. Nga këto, 4 kanë qenë ndeshje miqësore, të tjerat zyrtare, kualifikuese për Kampionatin Europian dhe atë Botëror.

Ja përballjet direkte me Turqinë

13 dhjetor 1970: Turqi-Shqipëri 2-1 (kualifikuese Europiani)
14 nëntor 1971: Shqipëri – Turqi 3-0 (kualifikuese Europiani)
27 tetor 1982: Turqi-Shqipëri 1-0 (kualifikuese Europiani)
11 maj 1983: Shqipëri – Turqi 1-1 (kualifikuese Europiani)
27 mars 1985: Shqipëri – Turqi 0-0 (miqësore)
21 janar 1998: Turqi-Shqipëri 1-4 (miqësore)
25 prill 2001: Turqi-Shqipëri 0-2 (miqësore)
26 mars 2005: Turqi-Shqipëri 2-0 (kualifikuese Botërori)
12 tetor 2005: Shqipëri – Turqi 0-1 (kualifikuese Botërori)
13 nëntor 2017: Turqi-Shqipëri 2-3 (miqësore)
22 mars 2019: Shqipëri-Turqi (kualifikuese Europiani)

Renditja e Grupit H

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *