Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Mbarim Xhemali, i cili shfrytëzonte dy gra për prostitucion në lokalin e tij.
Xhemali ka thënë se asgjë nuk është ashtu siç duket. Ka qenë prokurori i çështjes Andi Pogaçe ai i cili ka kërkuar ‘arrest me burg ‘ kërkesë që është pranuar nga gjyqtari Ergys Selmani.
Mbarim Xhemali, 59 vjeç, u la në burg për veprat penale ‘prostitucion’, ‘Shfrytëzim i prostitucionin’ dhe ‘mbajtja e lokaleve për prostitucion ‘
59-vjeçari u arrestuar në flagrancë ditën e djeshme nga Policia e Fierit pas një operacioni policor të koduar ‘ Premtimi ‘.
Tutori shfrytëzonte një ambient lokal, të cilin e kishte marrë me qera në lagjen ‘ 16 prilli ‘ në Fier aty ku punonin edhe dy shtetase një 33-vjeçare dhe një 55-vjeçare, të cilat janë proceduar penalisht për veprën penale ‘prostitucion’.