Mjekët dhe hulumtuesit turq besojnë se kanë zbuluar një variant të ri të Covid-19.
Sipas mediave lokale raportohet se mutacioni është shfaqur në qytetin Çanakkale dhe ka infektuar mijëra persona. Shkencëtarët ende nuk i kanë vendosur një emër variantit të ri, por kanë dyshime tepër të forta se kemi të bëjmë me një variant turk të Covid-19.
Ekzistencën e mutantit të panjohur të koronavirusit e ka pranuar dhe infeksionisti i njohur turk Alper Sener.
“Mund ta quajmë mutacioni i Detit të Zi apo Stambollit, nuk e dimë ende, por ajo që dihet është se gjatë javëve të fundit ka patur një nivel të lartë infektimi me këtë version të mutacionit në vendin tonë” , shprehet ai.
Turqia është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi, ndërsa disa muaj më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë hodhi akuza ndaj vendit për fshehje të numrave të vërtetë të të prekurve.