Grevistët e urisë në Ballsh kanë shfaqur probleme me shëndetin pasi mësohet se pasditen e sotme naftëtari me emrin Baci Muca, që është bërë pjesë e grevës që prej të Hënës është dërguar në spital me ambulancë.
Muca është përfshirë nga simptoma dobësie, temperature të lartë dhe tharje goje ndërsa është njoftuar ambulanca nga naftëtarët e tjerë që e ka transportuar në spital.
Nga 800 punonjës të rafinerisë së Ballshit, 10 është numri i personave që janë bërë pjesë e grevës së urisë të cilët kërkojnë pagat e prapambetura të më shumë se 6 muajve dhe rinisjen e punës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)