“Ne nuk disponojmë dokumenta që të vërtetojmë aktivitetin e tij. Ai ka dërguar padi ndaj institucionit tonë, por mendoj së përpara se të bënte padi duhej të bënte ankimim fillimisht tek Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”. Kështu është shprehur anëtari i AIDSSH-së Simon Mirakaj lidhur me debatin që është hapur për prokurorin e Krimeve të Rënda Bujar Sheshi, për të cilin Partia Demokratike ka ngritur akuzën se ai ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit që në shkollë të mesme.
Mirakaj tha gjatë një interviste për Televizionin Fax News se, institucioni që ai përfaqëson disponon dokumenta të ardhura nga vetë Sigurimi i Shtetit që provojnë se Sheshi ka punuar pas përfundimit të studimeve të larta, 5 vjet hetues në Fier por sipas tij, nuk ka dokumenta që vërtetojnë aktivitetin e tij.
“Ne ju rerferohemi dokumentave zyrtare. Ai ka kryer shkollën e lartë të Ministrisë së Brendshme të kohës dhe me ato dokumenta ka punuar në hetuesinë e Fierit për 5 vjet. Në 1974 është cilësuar si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, nuk e di se çfarë moshe kishte në ishte shumë i ri apo jo. Institucuioni jonë i përgjigjet në bazë të dokumentave që disponon dhe theksojmë se janë dokumente të depozituara nga Sigurimi i Shtetit”, – shprehet Mirakaj ndër të tjera.
Sipas tij, Sheshi është i regjistruar si bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit në kartelen numër 2.
Kujtojmë se, Partia Demokratike ishte e para që publikoi dokumentet zyrtare të Autoritetit të Dosjeve, ku prokurori i Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi, kandidati i vetëm në dorën e të cilit kishte mbetur ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, figuron të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit që në shkollë të mesme.
Referuar dokumenteve, Bujar Sheshi rezulton në dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit se ka punuar hetues në Degën e Punëve të Brendshme të Fierit në vitin 1979, ndërsa pseudonimi i tij ishte “Venusi”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/522947188113375/UzpfSTE0MTYzMzk3OTgxNzkwNjozMzEwNTcxODA4NzU1ODQ/
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post