AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Sheshi do të mbushet plot”, ish-deputeti i LSI-së: Data 2 mars ishte një gjetje e mirë, Meta u lan shqiptarëve edhe një borxh

Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Viktor Tushe i ftuar në emision “Aktualitet” në Fax Neës, duke folu në lidhje me tubimin e presidentit Ilir Meta me datën 2 Mars në mbrojtje të kushtetutës, deklaroi se kjo është një lëvizje mjaft e mirë për të ndërgjegjësuar shqiptarët.

Tushe tha se Meta po u tregon shqiptarëve vijën e kuqe dhe u shpreh i bindur se sheshi do të jetë plot.

Po ashtu Tushe vlerësoi edhe simoblikën e datës 2 Mars, ndërkohë që shtoi se Meta u lan edhe një borxh shqiptarëve siç ishte marrëveshja e 2 prillit me Edi Ramën.

“Është një gjetje e mirë që ka bërë presidenti duke ju referuar Besëlidhjes së Lezhës ku thirri princat për të bërë Besëlidhjen. Dhe është një borxh që Ilir Meta ua lan shqiptarëve për marrëveshjen e 2 prillit me Edi Ramën. Ishe te një gabim politik.

Jemi me fat që kemi Ilir Metën që po ndërgjegjëson shqiptarët, për ti treguar se vija kuqe është shumë e rëndësihme, jam i bindur se me 2 Mars sheshi do të mbushet plot.

Edi Rama në Shqipëri ka ‘vrarë’ më shumë se koronavirusi në Kinë. Është fatkeqësi e madhe, njerëzit  që kanë vrarë veten se nuk kanë pasur para për të paguar dritat.  Nuk është i rrezikshëm, krahasuar me Edi Ramën.

Jam i bindur se do të nxjerri në pah paaftësine menaxhuese të shtetit shqiptar dhe të qeverisë. Në këtë periudhë OSBE po drejtohet nga Tirana, njolla turpi do ti vijnë Shqipërisë.”- u shpreh Tushe.

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *